LAJMI I FUNDIT:

Prishtina frymon më lirshëm pas fitores ndaj Astanas

Prishtina frymon më lirshëm pas fitores ndaj Astanas

Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, po merr frymë më lirshëm pas fitores ndaj Astanas në FIBA Europe Cup. Për trajnerin Marjan Ilievski, kjo fitore, sado e ngushtë (75:73), ka rëndësi të madhe për vazhdimin e garave.

FIBA Europe Cup është vetëm njëri prej fronteve të Prishtinës, pasi po merr pjesë edhe në Ligën Ballkanike dhe në kampionatin e Kosovës.

Pas humbjes në xhiron e parë të FIBA Europe Cup ndaj Energias në Rumani, shumë dyshime mbuluan skuadrën bardhekaltër, por fitorja ndaj skuadrës kampione të Kazakistanit, ka kthyer buzëqeshjen në kampin e Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Në Grupin K të kësaj gare, Energia është e para me katër pikë, ndërkohë Prishtina dhe Astana kanë nga tri pikë, kurse AEK Larnaca, kundërshtari i radhës i Prishtinës (10 nëntor), vetëm dy pikë.


"Kjo fitore është e rëndësishme për atë që ka ndodhur më herët dhe për ndeshjet tjera që i kemi para vetes. Trifumfi ndaj Astanas është shumë i mirë për shkak se ekipit ia ka ngritur nivelin e dëshirës për fitore, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të kemi ndonjë telash në të ardhmen", ka thënë Ilievski të enjten.