LAJMI I FUNDIT:

Prishtina e Re mundi Rahovecin në ndeshjen e parë të “Play-out”-it

Prishtina e Re mundi Rahovecin në ndeshjen e parë të “Play-out”-it

Prishtina e Re ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 93:89 (20:25, 23:24, 27:22, 23:18), në ndeshjen e parë të “Play-out”-it.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi deri në 11 pikë në çerekun e parë, 10:21, por me kalimin e minutave, vendasit ngushtuan epërsinë, ku kjo pjesë përfundoi me rezultat 20:25.

Periudha e dytë u karakterizua si e barabartë, ku Vreshtarët ngritnin epërsinë, dhe vendasit afronin, duke e bërë sfidën shumë interesante, ndërsa pjesa e parë përfundoi 43:49.


Edhe perioda e tretë ishte interesante, ku prishtinasit nuk u dorëzuan dhe ngushtuan shifrat maksimalisht në 70:71, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash.

Rahovecasit sërish kishin epërsi deri në tetë pikë në dhjetë minutat e fundit, por kryeqytetasit nuk dorëzohen dhe dy minuta nga fundi kalojnë në epërsi për herë të parë 88:87.

Kjo bëri që fundi të ishte interesant, ndërsa përfundoi me fitoren e Prishtinës së Re, 93:89.

Ndeshja e dytë zhvillohet të shtunën në Rahovec dhe skuadra që është më e mirë nga të dy ndeshjet do të garojë në elitën e basketbollit në edicionin e ardhshëm.

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Ndërkombëtare
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Kalo në kategori