Prishtina dhe Feronikeli ‘74 synojnë këndelljen, formacionet zyrtare

Prishtina do të ballafaqohet me Feronikelin ‘74 me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit kosovar.
Kryeqytetasit do të synojnë t’i japin fund serisë prej 10 ndeshjesh radhazi pa fitore në kampionat, teksa situatë aspak më e mirë nuk është as për mysafirët, të cilët gjenden në pozitën e fundit të tabelës.
Në përballjen e fundit mes këtyre dy skuadrave të zhvilluar në Drenas, fitues kishte dalë Feronikeli ‘74 të cilët kishin triumfuar me rezultat minimal 1-0.
Të dy trajnerët kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion.
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Nika, Limani, Kryeziu, Muja, Gallapeni, Halili, Bytyqi, Raçi, Boueye, Dable, Yakubu.
Feronikeli 74’: Moschin, Lladrovci, Musa, Halili, Hyseni, Zumberi, Avdyli, Muharem, Kiqina, Lleshi, Karagkounis.
/Telegrafi/




















































