Është inauguruar sot stacioni i parë për mbushje për veturat elektrike në Prishtinë.
Në inaugurim sot kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti së bashku me njërin nga aksionarët e ProCredit Bank, Klaus-Peter Zeitinger.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Komuna e Prishtinës, ku bëhet e ditur se ky projekt u realizua me financim të ProCredit Bankë Kosova dhe është një ndër projektet e Komunës të realizuar në vazhdën e përpjekjeve për mbrojtjen e ambientit.
Ahmeti gjatë inaugurimit potencoj faktin se ky projekt vjen pas punës një vjeçare të Prishtinës, që hynë në grupin e qyteteve të BERZH e që janë pjesëmarrëse të Green City Action Plan – GCAP (planit aksional të qyteteve të gjelbra).
Në kuadër të këtij plani, Prishtina pritet të realizojë disa projekte të reja.
“Do të bëhet rregullimi i energjisë efiqence (të ripërtëritshme) në 47 ndërtesa, dhe deri në fund të vitit do të nënshkruajmë kontratën për 30 autobusë të rinj, 6 prej të cilëve do të jenë elektrik. E kemi nënshkruar dhe jemi para aprovimit të projektit për ngrohje qendrore, projektit të dytë më të madh në Evropën Qendrore për ngrohje me panele solare, që do të ndërtohet në afërsi të Prishtinës dhe është projekt me afro 75 milionë euro dhe që do të jetë projekt me KFW, Qeverinë Gjermane dhe BERZH, me të cilin do të mbulohen të gjitha lagjet që kanë banim individual”, tha Ahmeti.
Tutje ai shtoi se, “Të gjitha këto dhe disa projekte për mbylljen e disa rrugëve dhe krijimit të sa më shumë rrugëve për biçikleta na bënë ne që të jemi në agjendën e shumicës së qyteteve evropiane, e që është pra agjenda e gjelbër”, tha kryetari Ahmeti duke bërë të ditur po ashtu se parkingu dhe mbushja elektrike në Prishtina Parking, do të jetë fillimisht pa pagesë për të gjitha ata që kanë makina të plota elektrike.
Pronari i ProCredit Bankës, Klaus-Peter Zeitinger në anën tjetër bëri të ditur se ky projekt me Prishtinën është vetëm një ndër projektet e shumta në vazhdën e përpjekjeve të ProCredit Bankës si institucion me përgjegjshme sociale i cili gjithnjë mundohet të gjejë forma të ndryshme që të investoj dhe të jep kontributin e saj, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të jetesës për komunitetin.
“Instalimi i tre mbushësve elektrik sot, përbën vetëm një pjesë simbolike që banka ProCredit ka dhënë dhe vazhdon të japë për komunitetin në Kosovë por edhe në të gjitha vendet tjera ku operon. Jemi të dedikuar që një pjesë të fitimeve tona si institucion ta kthejmë prapa tek komuniteti. Investimet e gjelbra vazhdojnë të mbeten me rëndësi të madhe për ne duke pas parasysh impaktin që ato kanë në ruajten e ambientit, por pa lënë anash edhe mbështetjen në fushat si arkeologjia dhe të tjera. Kur flasim për mbushësit elektrik, mund të themi se çmimi i tyre tanimë ka rënë dukshëm”, u shpreh ai.
Ai theksoi se, “Kur flasim për mbushësit elektrik, mund të themi se çmimi i tyre tanimë ka rënë dukshëm. Secili mund të ketë një të tillë dhe unë personalisht veturën time elektrike e mbushë brenda dy ore duke mos pasur nevojë farë të përdorë më karburante. Mund të shtrohet pyetja se nga është burimi i kësaj energjie? E dimë se në këtë rast, për fat të keq, si burim kemi qymyrin i cili nuk është aspak burimi i pastër i energjisë”.
“Kjo sigurisht që do të ndryshoj, vetëm duhet dhënë qeverisë së vendit tuaj pak kohë. Gjithsesi, secili duhet të fillojë nga diku dhe këto janë hapat e parë drejt ndryshimit. Më vije mirë që shoh lëvizjen pozitive nga ana e komunës në këtë drejtim dhe Banka ProCredit gjithnjë do të jetë shoqëruese dhe përkrahëse në ide të tilla. Shfrytëzoj rastin t’i ftoj të gjitha komunat të mendojnë për projekte të tilla dhe poashtu i bëj thirrje qytetarët që të investojnë në vetura elektrike” tha Klaus-Peter Zeitinger.
Së shpejti pritet të inaugurohen edhe gjashtë stacione të reja me mbushës elektrike, dhe në total do të jenë 10 mbushës elektrik deri në fund të mandatit qeverisës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm
Kolonat në vendkalimet kufitare RMV-Kosovë, BDI: Pengesë artificiale për të frenuar bashkëpunimin ekonomik dhe shoqëror ndërmjet shqiptarëve
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite