Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) është e interesuar për bashkëpunimin ekonomik më Republikën e Bullgarisë dhe angazhohet për avancimin e komunikimi dhe partneritetit që do të mundon identifikimin e barrierave të cilat pengojnë këtë bashkëpunim, u tha në takimin e kryetarit të Odës, Safet Gërxhaliu me konsullin e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Valeri Hristov.
U vlerësua se fakti që Bullgaria është anëtare e BE-së dhe ka kaluar procesin e tranzicionit është një mundësi e përafrimit në leminë e ekonomisë dhe kur kësaj i shtohet edhe rëndësia strategjike-gjeografike që e lidhë Ballkanin Perëndimorë me Turqinë dhe Azinë, partneriteti me Bullgarinë i jep një vend të veçantë.
“Me keqardhje them se viteve të fundit kemi pasur shumë pak vizita dhe misione tregtare, qoftë nga Bullgaria në Kosovë dhe anasjelltas. Por besoj që kjo qasje duhet të ndryshohet, dhe në këtë drejtim rol të rëndësishëm luan edhe Ambasada e Bullgarisë në Kosovë përmes mbështetjes së dhënies së vizave për biznese por edhe përmes azhurimit dhe përshpejtimit të ratifikimit të marrëveshjeve ndërshtetërore të nënshkruara më parë, të cilat duhet të ratifikohen në Parlamentin e Republikës së Bullgarisë, Tha kreu i OEK-ut Gërxhaliu.
Ai përmendi se është më se i nevojshëm ratifikimi i marrëveshjes në mes të Ministrisë së Infrastrukturës se Kosovës dhe asaj të Bullgarisë që është nënshkruar vite më parë, por e cila akoma nuk është ratifikuar në Parlamentin Bullgar. “Vonesat e tilla vërtetë krijojnë vështirësi dhe barriera për të avancuar bashkëpunimin ekonomik”, vlerëso kryetari Gërxhaliu.
Konsulli ristov u falënderua për mikpritje dhe për gatishmërinë për bashkëpunim nga ana e Odës Ekonomike të Kosovës duke premtuar se pasi në mes të dy shteteve nuk ka çështje politike të hapura, bashkëpunimi ekonomik do të jetë prioritet i Ambasadës së Bullgarisë.
Poashtu, Hristov premtoi se do të përdorë autoritetin e tij që në një kohë sa më të shkurtër, ndoshta brenda vitit të organizohet një forum ekonomik në Prishtinë dhe potencoi nevojën e ratifikimit të marrëveshjes për transport ndërkombëtar e cila do të krijojë efekte win-win për të dyja palët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës
Luksemburgu me numrin më të madh të automjeteve për kokë banori në BE

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

A jeni gati? Sot fillon Karnavali Golden Eagle!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit