Ministri i Financave Bedri Hamza me bashkëpunëtor e vizitoi Odën Ekonomike të Kosovës, ku u prit nga Kryetari Safet Gërxhaliu.
Në këtë takim mjaft miqësor u bisedua për avancimin e dialogut publiko-privat dhe kontributin e këtij dialogu në politikat fiskale të marra nga Ministria e Financave të Republikës së Kosovës si një reformë për të mbështetur sektorin privat e në veçanti sektorin prodhues dhe atë të shërbimeve softwerike.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu e falënderoi ministrin për gatishmërinë dhe besueshmërinë për të bashkëpunuar me OEK, si një ndër institucionet ombrellë të përfaqësimit të interesave të komunitetit të biznesit vendor, qoftë në aspektin e brendshëm por edhe drejt ndërkombëtarizimit të ndërmarrësisë vendore.
Si Odë Ekonomike e Kosovës fuqishëm i mbështesim reformat ligjore që paraqesin siguri juridike, qoftë për bizneset vendore por edhe për investitorë të huaj.
Është e dëmshme të mbështetën iniciativa ligjore nga grupe të ndryshme vetëm për përfitime politike dhe mbrojtjen e interesave të grupeve të caktuara.
Politizimi i këtyre proceseve reformuese e dëmton Kosovën qoftë në aspektin ekonomik, juridik por edhe në imazhin e saj prandaj duhet të mbështetën reformat që bazohen në dialog, partneritet dhe kjo qasje që e kemi ndërtuar viteve të fundit me Ministrinë e Financave me qëllim që legjislacioni të jetë në funksion të zhvillimit, në veçanti të sektorit privat si garancë e stabilitetit politik, social, integrues e mbi të gjitha do të ndikojë në përmirësimin e imazhit ashtu të dëmtuar të Kosovës.
Ministri Hamza e falënderoi OEK-un dhe Kryetarin Gerxhaliu për bashkëpunim dhe argumentim profesional të nevojave për ndryshime ligjore.
Hamza i prezantoi efektet e këtyre 45 ditëve të implementimit të politikës fiskale, ligjet tatimore që janë në procedurë, themelimin e grupit të përbashkët të punës për masat mbrojtëse tatimore për prodhuesit tanë dhe përgatitjen për masat e reja fiskale.
Ai tha se ky angazhim solli 150 vendime të zgjedhura, 50 kërkesa në shqyrtim dhe 80 kërkesa të tjera që do të shqyrtohen për lehtësime tatimore në dinamikë kohore shumë të shpejtë. Nga tatimi doganor për lëndën e parë janë liruar 357,605.86 Euro vlerë, ndërsa nga TVSH-ja për lëndë të parë janë liruar 2.9 milionë euro ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur afër 1.3 milion euro, dhe siç shihet ka një rritje prej 1.7 mil euro me shumë lirime krahasuar me vitin paraprak që dëshmon se kemi shtim të prodhimitarisë vendore.
Linja të prodhimit të liruar nga tatimi doganor dhe TVSH-ja janë në vlerë 561,982 Euro, ndërsa, lirime nga tatimi i akcizës për lëndët ndihmëse janë afër 1.2 milion Euro si dhe pajisje të IT janë liruar në vlerë prej 50.000 euro.
Hamza po ashtu ceku se qëllimi jonë është që t’i bëjmë ndryshimet e duhura në të mirë të biznesit tonë, t’i freskojmë me dispozitat e fundit të Direktivave të BE-se, dhe këto ligje të kenë një qëndrueshmëri më të gjatë në implementimin që paraqet një siguri të madhe për investitorët tanë dhe të huaj se ligjet nuk ndryshohen në periudha të shpeshta kohore.
Ministri Hamza ndër të tjerash shtoi se është i përkushtuar dhe e ka objektivë zhvillimin e sektorit privat dhe me këtë rast në muajin qershor ka plane t’i fus në fuqi masat e reja me rishikimin e buxhetit.
Importi i prodhimeve të huaja është shumë i lartë dhe kjo sjell deri te një deficit, kjo çështje u shqyrtua në mes të palëve dhe u tha se është më se e domosdoshme aplikimi i masave ekonomike në ndryshimin e këtij raporti, eksport-import.
Gërxhaliu shpreh konsideratë për ministrin Hamza dhe dikasterin që udhëheq për një orientim pro-prodhim dhe mbështetje të sektorit privat dhe në këtë drejtim duhet të vazhdohet ky bashkëpunim që krahas mbështetjes të kemi edhe vetëdijesim të bizneseve dhe qytetarëve në luftë kundër informalitetit.
Çdo reformë juridike e ka koston e vet që ndikon në të hyrat buxhetore, prandaj jemi te mendimit se vetëm lufta kundër ekonomisë së kriminalizuar mund të zbus efektet në buxhet dhe të gjenerojë efekte pozitive të ndërsjella. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Partneri i ISA Consulting Group, “Reveal,” zgjeron inovacionin e AI në Kosovë

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame