LAJMI I FUNDIT:

Printer për aparatin tuaj “iPhone” (video)

Printer për aparatin tuaj “iPhone” (video)

Për të printuar një foto nga “iPhone” tashmë nuk është më e vështirë.

Kompania “Bolle” ka nxjerrë në treg “BP-10 iPhone Photo Printer” e cila, krahas rolit të karikuesit, shërben edhe për të printuar në kohë reale cdo foto që ndodhet në arkivën e memories së “iPhone”.

Aparatura është mjaft praktike dhe printimi është një veprim shumë i lehtë. Mjafton ta cosh te fotoja që kërkon të printosh, ta vendosësh aparatin në vendin e shënjuar dhe të klikosh mbi butonin “print”.

Brenda pak minutash fotoja juaj printohet me një rezolucion 300dpi, me një cilësi mjaft të lartë dhe e rezistueshme ndaj ujit. Ky lloj aparati, i quajtur “BP-10 iPhone Photo Printer” është aktualisht në treg dhe kushton 167 $. /Telegrafi/