Prindërit nuk flejnë mjaftueshëm në 6 vitet e para pas lindjes së fëmijës

Të rriturit nuk duhet të flejnë më pak se 7-9 orë çdo natë, sipas ekspertëve.
Por, është një problem i vogël për të cilin duket se është e pamundur të gjendet zgjidhja, transmeton Telegrafi.
Të porsalindurit nuk u kushtojnë shumë rëndësi këtyre rekomandimeve, andaj edhe i mbajnë zgjuar prindërit e tyre pas kohës kur duhet të jenë duke fjetur.
Dhe, siç duket, pagjumësia e prindërve zgjat më shumë sesa që e kemi pritur.
Sipas ekspertëve, prindërit nuk bëjnë mjaftueshëm gjumë gjatë 6 viteve të para pas lindjes së fëmijës.
Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e 4,659 prindërve dhe rezultatet kanë treguar se gjatë 3 muajve të parë pas lindjes së fëmijës, nënat flejnë mesatarisht një orë më pak sesa para lindjes.
Baballarët në anën tjetër flejnë më shumë se grat, por prapëseprapë i humbin 15 minuta gjumë.
6 vite pas lindjes, nënat flejnë 20 minuta më pak, ndërkaq baballarët nuk arrijnë t’i rikthejnë 15 minutat e humbur.
Të dy gjinitë gjithashtu konfirmojnë se kualiteti i gjumit iu dobësohet.
Ky informacion konsiderohet të jetë i rëndësishëm sepse mungesa e gjumit mund të shpie në shumë probleme kritike. P.sh., mungesa e gjumit ndërlidhet me probleme të përqendrimit, me aksidente, me shtim të peshës dhe me probleme tjera shëndetësore.
Normalisht se kjo nuk nënkupton se nuk duhet të bëni fëmijë vetëm për shkak se do të bëni më pak gjumë, por qëllimi i hulumtimit është t’i vetëdijësojë prindërit dhe t’iu sugjerojë t’i bëjnë ndryshimet e duhura për të bërë gjumë kualitativ. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë