LAJMI I FUNDIT:

Princi Philip dorëzon patentë shoferin në moshën 97-vjeç

Princi Philip dorëzon patentë shoferin në moshën 97-vjeç

Pallati Buckingham njoftoi se princi 97-vjeçar Philip ka vendosur të mos ngasë më makinën, pasi pothuaj se një muaj më parë u përfshi në një aksident trafiku ku u lënduan dy gra.

Buckingham bëri të ditur se “pas shqyrtimit me kujdes, burri i mbretëreshës Elizabetha II, vullnetarisht solli vendimin të dorëzojë patent shoferin”.

Ai ishte pranë timonit të Land Rover-it pranë pronës mbretërore Sandringham në lindje të Anglisë, kur më 17 janar u përplas në një makinë tjetër.


Princi Philip përfshihet në një aksident automobilistik
Lexo po ashtu Princi Philip përfshihet në një aksident automobilistik

Philip pati nevojë për ndihmë që të dalë nga rruga e përmbysur por kaloi pa lëndime.

Dy gratë, të cilat ishin në makinën tjetër, pësuan lëndime të lehta ndërsa foshnja dy muajsh kaloi pa kurrfarë lëndimi. /Telegrafi/