Priebe: Për çështjen e gjyqësorit në Maqedoni, pas përfundimit të analizave (Video)

Eksperti për çështje juridike nga Gjermania Reinhard Priebe, përmes takimeve zyrtare me përfaqësues të të gjitha trupave të sistemit gjyqësor të Maqedonisë, është duke e hartuar skicën e parë për gjendjen e sistemit gjyqësor vend. Ai dhe ekipi i tij u takuan me njeriun e parë të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Petar Anevskin. Më pas ai u takua edhe me disa përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë. Në lidhje me sistemin gjyqësor të Maqedonisë, Pribe dhe ekipi i tij do të dalin me vlerësim vetëm pas përfundimit të analizave.
“Priebe: Jam në proces të realizimit të takimeve. Ju lutem kuptoni që nuk kam komente.
Gazetari: Kur të përfundoni me takimet, a do të dilni me qëndrim?
Priebe: Me siguri se po”, u shpreh Rajnhard Pribe, Ekspert nga BE.
Se Priebe do t’i sugjerojë institucionet e vendit për t’i zbatuar rekomandimet e tij të dhëna qysh në vitin 2015, këtë sot e konfirmoi nga Brukseli edhe eurokomesari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johannes Hahn.
“Për momentin, në Maqedoni ndodhet një ekip i përbërë prej ekspertëve të sundimit të së drejtës i udhëhequr nga Reinhard Priebe. Ata janë duke realizuar takime me përfaqësues të institucioneve të ndryshme të cilëve do t’u sugjerohen vërejtjet nga viti 2015 me qëllim që ta këshillojnë qeverinë për atë se si t’i zgjidhin problemet sistemore me sundimin e së drejtës”, u shpreh Johannes Hahn, Eurokomesar për Zgjerim.
Për zbatimin e rekomandimeve të Pribes dhe për reformimin e gjyqësorit do të punojë një këshill dhe një grup pune pranë Ministrisë së Drejtësisë. Zëvendësministri Oliver Ristovski për TV21 thotë se Grupi punues brenda dy muajve do të duhet të përgatisë një strategji. Ai është optimist se vendi mund ta përmirësojë gjendjen e gjyqësorit. Në raportin e Pribes, përpos gjyqësorit dhe prokurorisë, mangësi të mëdha u identifikuan edhe në sferën e ndjekjes së komunikimeve, mbikëqyrjes së jashtme të trupave të pavarur, mënyrës së organizimit të zgjedhjeve dhe lirisë së mediave. Konsiderohet se ngecja në këto fusha rezultoi me krizën e thellë politike në të cilën u zhyt Maqedonia, deri në ndërrimin e pushtetit.
“Nëse ka vullnet politik dhe nëse e kemi mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara, konsideroj se do të mundemi. Grupi punues menjëherë do të fillojë të përpilojë një projekt-strategji. Ne si ministri e drejtësisë, këtë do ta përfundojmë deri në mes të shtatorit dhe diku nga tetori, ajo do të duhet të gjendet në seancë të qeverisë”, tha Oliver Ristovski, Zëvendësministër i Drejtsisë.
Mbrëmë, eksperti gjerman me ekipin e tij u takua edhe me gjykatësit e Gjykatës Penale në Shkup. Priebe u takua edhe me kryetarin e Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski. Deri në fund të javës, ai duhet t’i përfundojë takimet në Shkup, pas çka pritet t’i ofrojë rekomandimet e ardhshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës