Prezervativi 200-vjeçar me "gravurë erotike" ekspozohet në një muze të Holandës
Muzeu kombëtar i Holandës ka në ekspozitë një objekt të ri.
Një prezervativ 200-vjeçar, i zbukuruar me art erotik.
"Suveniri luksoz" i shekullit të 19-të, i blerë për 1,000 euro në një ankand në Haarlem nëntorin e kaluar, është mbështjellësi i parë kontraceptiv që i shtohet koleksionit të artit të Rijksmuseum.
Ai do të ekspozohet këtë javë si pjesë e një ekspozite të quajtur "Seks i Sigurt?", përcjell Telegrafi.
Ai me sa duket është bërë nga apandesiti i një deleje rreth vitit 1830 dhe thuhet se vjen nga një bordello luksoze në Francë - me shumë mundësi në Paris. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































