Gazetarja sportive kroate, Fani Stipkovic dhe ish-futbollisti i Real Madridit, Fernando Hierro, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
Lajmin e gëzuar e ka ndarë moderatorja 40 vjeçare në profilin e saj në Instagram.
“Bekimi ynë më i madh po vjen si kurora e kësaj dashurie të madhe. Mezi presim të të përqafojmë engjëll”, ka shkruar ajo përkrah videos, në të cilën çifti ecën të kapur për dore dhe më pas i tregojnë barkun e saj shtatzënë.
Ndjekësit e shumtë i kanë dërguar urimet e tyre çiftit të lumtur.
Kujtojmë se Fani e ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me fituesin e trefishtë të Ligës së Kampionëve në fillim të vitit 2022, ndërsa më herët e kishte fshehur jetën e saj të private nga publiku.
Ndryshe, Hierro – që në karrierë ka fituar gjithçka me Real Madridin – në vitin 2019 i dha fund martesës 28 vjeçare me Sonia Ruiz, me të cilën ka dy fëmijë. /Telegrafi/