Prezantueset e njohura italiane të sportit që raportojnë nga Kampionati Botëror i Klubeve në ShBA, u gjetën cak i kritikave të ashpra - nga kolegët e tyre.

Eleonora Incardona (34 vjeçe), Giusy Meloni (26 vjeçe), Diletta Leotta (33 vjeçe), gruaja e ish-portierit të Liverpoolit, Loris Karius, dhe Marialuisa Jacobelli (33 vjeçe), të gjitha prezantuese në DAZN Italy, janë bërë virale për pamjen e tyre tërheqëse.


Megjithatë, jo të gjithë e ndajnë të njëjtin entuziazëm.

Kolegia e tyre Valentina Maceri (31 vjeçe), prezantuesja e Ligës së Kampionëve për televizionin zviceran Blue, i kritikoi publikisht për, siç thotë ajo, "një paraqitje joprofesionale që nuk pasqyron seriozitetin e punës".

"Nëse doni të flisni në një nivel të barabartë me lojtarët dhe zyrtarët, ky vështrim nuk është i përshtatshëm", tha Maceri për gazetën gjermane BILD, duke përmendur në veçanti Eleonora Incardona-n.

"Ajo punon kryesisht për agjencitë e basteve dhe e bën këtë në një mënyrë, ndonjëherë vulgare”.

Maceri është autore e librit kontrovers “F*ck Women’s Empoëerment: The Great Mistake of Modern Feminism”, në të cilin ajo pohon se në Itali kufijtë e profesionalizmit në gazetarinë sportive shpesh shkelen.

Komentet e saj vijnë pas postimit viral të Eleonora Incardona, i cili shkaktoi një ortek reagimesh në rrjetet sociale.

Konkretisht, për transmetimin e gjysmëfinales midis PSG dhe Bayern në Orlando, ajo u shfaq me një kostum me vija dhe reçipeta.

Kritikat nuk munguan.

"Më kujtohet kur the se ishe e lodhur nga njerëzit që të gjykonin për pamjen tënde. Sigurisht, nëse shfaqesh në fushë me reçipeta", shkroi një përdoruese e Instagram-it.

"Këtu nuk është plazh. Nuk është vend për një veshje të tillë", shtoi një tjetër.

Ndër më të famshmet e grupit është Diletta, një yll i hershëm i gazetarisë sportive në Itali.

Jeta e saj private është sërish nën vëmendjen e publikut pasi gruaja e ish-futbollistit Federico Balzaretti, balerina Eleonora Abbagnato, e akuzoi atë për sjellje të papërshtatshme ndaj bashkëshortit të saj. /Telegrafi/