Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi gjatë prezantimit të Projektbuxhetit për vitin 2021 theksoi se të hyrat buxhetore për vitin e ardhshëm pritet të jenë mbi 1 miliardë e 800 milionë euro ose 5 për qind më shumë se në vitin paraprak.
Derisa sipas Krasniqit shpenzimet buxhetore për vitin 2021 do të jenë 2 miliardë e 412 milionë euro.
Për këtë Projektbuxhet pati kritika nga deputetët e opozitës për ndarjet buxhetore, që sipas tyre është shkurtuar buxheti për shëndetësi dhe është rrit buxheti për infrastrukturë. Kësisoj ata u shprehën se nuk do ta mbështesin këtë buxhet.
Për shkak të efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19 në ekonomi, zëvendësministri Krasniqi gjatë prezantimit të Projektbuxhetit në Komisionin për Buxhet dhe Transfere theksoi se rënia ekonomike për vitin 2020 parashihet të jetë 6.7 për qind, ndërsa në vitin 2021 pritet që të ketë kthim pozitiv ose rritje ekonomike 5.2 për qind.
Ai para deputetëve tha se me Projektbuxhetin për vitin e ardhshëm do të ketë kursime 1.5 për qind për kategoritë e shpenzimeve për mallra dhe shërbime.
“625 milionë euro janë paraparë për paga. Shpenzimet për subvencione janë ul për 5.2 për qind, ndërsa janë paraparë 613 milionë euro investimet kapitale. Deficiti buxhetor pritet të jetë 4.2 për qind. Ndërsa, rënia e të hyrave deri në fund të vitit 2020 do të jetë mbi 320 milionë euro”, tha Krasniqi.
Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka kritikuar ndarjet buxhetore, e cila tha se do të ketë shkurtime buxhetore për Ministrinë e Shëndetësisë 25 milionë euro, kurse 54 milionë euro më shumë për Ministrinë e Infrastrukturës.
“Përkundër çka ka ndodhë me pandemi në Kosovë dhe në Botë, ka shkurtimi të buxhetit në shëndetësi, arsim dhe ekonomi, ndërsa ka rritje të buxhetit për infrastrukturë. Pra, qeveria vazhdon rritjen e buxhetit për asfalt”, tha Kusari-Lila.
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza tha se në aspektin teknik buxheti është përgatitur në bazë të standardeve, ndërsa sa i përket vlerësimeve për rritjen ekonomike do të jetë më thellë se ajo që është parashikuar 6.7 përqind.
Sipas shefit të GP të PDK-së, ky buxhet nuk zhvillimor dhe përveç kësaj ka lënë anash sektorët e shëndetësisë dhe ushtrisë.
“Kjo Qeveri kishte prezantuar programin qeverisë për mbështetje për shëndetësi, program zhvillimor, investime miliardëshe, shërbimin ushtarak. Megjithatë, këto asnjë nuk qëndrojnë deri tash. Është rritë borxhi publik. Ndërsa, buxheti i vitit për 2021 do të jetë sa ai i vitit 2019. Kështu që ne si PDK nuk do ta mbështesim këtë buxhet”, tha Hamza.
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Fatmir Rexhepi tha se parashikimet buxhetore dhe vlerësimet ekonomike pa mundësojnë matjet reale për shkak të pandemisë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Rizvanolli thotë se masat emergjente në energji kanë treguar efektin e tyre
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht