Prezantohet para ekspertëve, sektorit të biznesit dhe atij joqeveritarë Strategjia e reformës së sistemit tatimor në Maqedoni

Drejtësi më e madhe në sistemin e taksave, efikasitet më i madh i mbledhjes së të ardhurave, transparencë më e lartë e taksave, cilësi e përmirësuar e shërbimit dhe prezantimit të taksave të gjelbërta janë prioritetet e paraqitura në Strategjinë e Reformës së Sistemit Tatimor 2020-2023 të paraqitur për diskutim me sektorin e biznesit, OJQ-të dhe ekspert. Në këtë prezantim krahas zëvendës ministres së financave Dr. Shiret Elezi morën pjesë gjithashtu edhe zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike Mila Carovska si dhe ministrja e financave Nina Angelovska.
Zv. ministrja e Financave Elezi theksoi se në një kohë të globalizimit të shpejtë të tregtisë dhe sistemeve financiare, liberalizimi i fluksit të mallrave dhe kapitalit si dhe përparimet në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, kërkojnë një strategji konkrete, mbi bazën e së cilës do të zhvillohen edhe masa konkrete të veprimit.
“Qëllimi kryesor i strategjisë është të sigurojë që autoritetet tatimore në Republikën e Maqedonisë Veriore të sillen në një mënyrë efikase, të koordinuara dhe efektive drejt arritjes së një qëllimi të përbashkët – rritjes gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme ekonomike. Strategjia do të adresojë probleme të tilla si ekonomia gri, pabarazia ekonomike, vështirësitë në mbledhjen e të ardhurave, teknikat e sofistikuara të shmangies së taksave, evazioni i taksave dhe rritja e rreziqeve mjedisore”, sqaroi kështu Elezi.
Strategjia, e mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe Ministria e Financave e Mbretërisë së Hollandës, përmban pesë përparësi.
“Prioriteti i parë është drejtësia në tatim, në mënyrë që të sigurohet që të gjithë përmbushin detyrimin e tyre shoqëror dhe paguajnë pjesën e tyre të drejtë të taksës.
E dyta është efikasitet dhe produktivitet më i madh i sistemit tatimor për mbledhjen më të mirë të të ardhurave, përmes një lufte më efektive kundër veprimtarive të paregjistruara dhe evazionit fiskal dhe aftësisë institucionale të përmirësuar, analizës dhe rregullimit të bazës tatimore, uljes së prapambetjeve tatimore dhe zbatimit të regjistrit të pronarëve të vërtetë.
Prioriteti i tretë është rritja e transparencës tatimore, e cila përfshinë përmirësimin e shkëmbimit të informacionit ndërmjet autoriteteve tatimore dhe enteve të tjera, e cila kryesisht do të mbështetet në shërbimet elektronike, të cilat do të çojnë në rritjen e arsimimit fiskal dhe një pajtueshmëri më të madhe vullnetare.
Prioriteti i katërt është cilësi më e mirë e shërbimeve, në një mënyrë që thjeshton dhe përshpejton procedurat dhe zvogëlon ngarkesën administrative, përmes shumë shërbimeve digjitale, menaxhimit më të mirë të lëshimit të licencave të import-eksportit, eleminimin e barrierave të panevojshme jo tarifore dhe kontrollin më të mirë të brendshëm dhe tatimor.
Prioriteti i pestë është futja e taksimit të gjelbërt, me qëllim që të stimulohen tatimpaguesit që të ulin taksat e tyre duke kontribuar në ndotjen e ambientit”, thotë mes tjerave zv. ministrja e Financave Elezi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri