LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet hulumtimi për përdorimin e internetit nga fëmijët

Prezantohet hulumtimi për përdorimin e internetit nga fëmijët

Sot prezantohen të gjeturat nga hulumtimi për vlerësimin e gjendjes dhe ndikimin e projektit “Promovimi i përdorimit të internetit në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme nga ana e fëmijëve”.

Në debat do të shpalosen idetë se sa janë të rrezikuar fëmijët e 7 komunave të Kosovës nga përdorimi i pakontrolluar i internetit, sa shpesh dhe si e përdorin ata internetin, e shumë të gjetura tjera nga hulumtimi për përdorimin e internetit nga ana e fëmijëve në Kosovë.

Sipas hulumtimit:


26% e fëmijëve kanë deklaruar që kanë parë përmbajtje pornografike në 12 muajt e fundit, prej të cilëve 10% kanë parë çdo ditë ose gati çdo ditë;

39% e fëmijëve kanë deklaruar që përmbajtja pornografike që kanë parë në internet i ka shqetësuar ata;

96% e fëmijëve që kanë deklaruar se kanë parë përmbajtje pornografike, kanë telefon të mençur personal;

43% e fëmijëve kanë kontaktuar persona të panjohur  përmes internetit, 61% e tyre janë takuar edhe personalisht me këta persona dhe 32% e fëmijëve janë shqetësuar pas takimeve me persona të panjohur.

Prezantimi organizohet nga Qendra për Studime të Avancuara FIT në bashkëpunim me Save the Children në Kosovë.