LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet fushata për ndalimin e dhunës në vendin e punës

Prezantohet fushata për ndalimin e dhunës në vendin e punës

Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) do të organizojë konferencën në mbështetje të Konventës së ILO-s lidhur me adresimin e dhunës në baza gjinore në vendin e punës.

Së fundmi, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) është angazhuar në përpilimin e një konvente për adresimin e dhunës në baza gjinore në vendin e punës.

Gjatë muajit tetor edhe Kosova ka dhënë kontributin dhe komentet rreth kësaj konvente.


Gjatë konferencës, do të prezantohet fushata e ILO për ndalimin e dhunës në baza gjinore në vend të punës.

Kjo temë do të diskutohet nga perspektiva e përfaqësuesve të sindikatave dhe shoqërisë civile.

Foto: Ilustrim