Bentley prezantoi Continental GT 2019 pa tavan, fuqi të lartë dhe trup të gjerë
Gjatë shtatorit të muajit të kaluar, Bentely prezantoi në Frankfurt Motor Show, gjeneratën e tretë të Continental GT, si një grand tourer shumë i rëndësishëm, transmeton Telegrafi. Pas vetëm një vitit, ky model është prezantuar pa tavan, fuqi të lartë dhe me trup mjaft të gjerë.
Me një prekje butoni, tavani hapet për 19 sekonda edhe kur është duke lëvizur me shpejtësi prej 50 kilometrave në orë, duke e kthyer këtë Bentley Continental, prej një makine elegante, në një model shumë sportiv.
Brendësia është po aq elegante dhe e rehatshme, me ulëse që ngrohen dhe pushuese të kokës që lëvizin varësisht prej dëshirës së përdoruesit.
Për dallim prej paraardhësit është pesë për qind më i dendur dhe 20 për qind më i lehtë, megjithëse ka 2,400 kilogramë, që është shumë më i rëndë se versioni kupe, që peshon 2,240 kilogramë.
Sikurse kupeja, e ka motorin me 6.0 litra W12, që prodhon 626 kuaj fuqi. Shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, e zë për 3.7 sekonda, teksa arrin shpejtësi maksimale prej 333 kilometrave në orë.
Ende nuk është bërë e ditur data e lansimit dhe çmimi i Bentely Continental GT, por besohet se do të jetë më i lirë se paraardhësi që kushtonte 225 mijë dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si ‘lindi’ logoja e BMW dhe çfarë përfaqëson në të vërtetë?

Shihni se si Tesla reklamon sigurinë e Cybertruck

BMW prezanton M4 më të shtrenjtën ndonjëherë

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

Toyota ndal prodhimin e markës Corolla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania