LAJMI I FUNDIT:

Pretendentët për ta fituar Kupën zbresin në fushë, sot luajnë Prishtina, Drita e Ballkani

Pretendentët për ta fituar Kupën zbresin në fushë, sot luajnë Prishtina, Drita e Ballkani

Futbolli kosovar është rikthyer në aksion pas një pauze thuajse dy muajshe.

Ditën e djeshme janë zhvilluar katër takime në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, ku tanimë janë mësuar edhe skuadrat e para çerekfinaliste.

Gjilani, Onix, Ulpiana dhe Ramiz Sadiku janë skuadrat e para që kanë marrë një biletë për në çerekfinale, derisa sot në fushë zbresin edhe tri skuadrat favorite për ta fituar këtë garë të çmuar.


Ndeshja më interesante do të zhvillohet në Lipjan, ku Prishtina do të përballet me Drenicën.

Dy rivalët elitarë sa herë janë përballur kanë zhvilluar ndeshje interesante dhe njëjtë pritet të ndodhë edhe sot.

Takim mjaftë interesant pritet të jetë edhe në Suharekë, ku përballë njëra tjetrës janë dy skuadra tjera nga elita e futbollit kosovar, Ballkani dhe Malisheva.

Ndërkohë dueli i fundit i ditës së sotme zhvillohet në kryeqytet, ku Fushë Kosova nga Liga e Parë pret Dritën.

Prishtina, Drita e Ballkani së bashku me Gjilanin e Llapin janë skuadrat favorite për ta fituar Kupën e Kosovës, por nuk duhet përjashtuar edhe skuadrat tjera pasi në këtë garë gjithmonë ka befasi të këndshme. /Telegrafi/

Kupa e Kosovës 1/8 e finales

E diel

13:00 Prishtina – Drenica
13:00 Ballkani – Malisheva
13:00 Fushë Kosova – Drita

Në trend Sport

Më shumë
Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Përfaqësueset
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Correa merr dënim të madh pasi fyeu rëndë gjyqtarin

Correa merr dënim të madh pasi fyeu rëndë gjyqtarin

La Liga
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Kalo në kategori