Pret në radhë dy muaj më herët, youtuberi me padurim qëndron jashtë për konsolën e re

Adhuruesit e Nintendo ndoshta janë të etur për të marrë në dorë konzolën e re Switch 2, por pak janë aq të emocionuar sa youtuberi ChickenDog.
Ai regjistroi një video në të cilën pretendon se tashmë ka qëndruar në radhë para një dyqani Nintendo në Nju Jork, dy muaj para se konsola të dilte, transmeton Telegrafi.
Kështu, ChickenDog u bë ndoshta personi i parë në botë që priti në radhë për një Nintendo Switch 2, dhe ai do të qëndrojë atje deri më 5 qershor, duke regjistruar vlog për mënyrën se si po ecën.
Me thënë të drejtën, “kampimi” i tij nuk është tamam ashtu siç duket, pasi ka shpjeguar se ka banesë me qira dhe se miqtë e tij jetojnë aty pranë.
Ai gjithashtu ka një ekip miqsh që qëndrojnë në radhë për të kur ai nuk është aty.
Ai ka në plan të bëjë vlog gjatë gjithë kohës që është atje, kështu që nëse dëshironi, mund të bëni një "përditësim të drejtpërdrejtë" në kanalin e tij në YouTube dhe të shihni se si po kalon ndërsa pret.
Duke supozuar se ChickenDog nuk tërhiqet, ai do të duhet të paguajë 450 dollarë vetëm për Switch 2, ose 500 dollarë nëse dëshiron paketën Mario Kart. /Telegrafi/



















































