LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani në Kroaci, me ftesë të presidentit kroat

Presidentja Osmani në Kroaci, me ftesë të presidentit kroat

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq dhe Zonjës së Parë Sanja Musiq Milanoviq, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu po qëndrojnë në një vizitë pune në Kroaci.

Gjatë kësaj vizite presidentja Osmani dhe bashkëshorti i saj do të marrin pjesë në manifestimin tradicional Alka e Sinjit, i cili organizohet nën patronazhin e Presidentit kroat.

Sipas njoftimit nga Presidenca, manifestimi Alka e Sinjit organizohet në nderim të sakrificës dhe trimërisë së ushtarëve kroatë në mbrojtje të atdheut.


Këto manifestime përfshijnë një sërë ngjarjesh kulturore dhe artistike, në të cilat Presidentja Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, do t’i bashkohen Presidentit Milanoviq dhe Zonjës së Parë Musiq Milanoviq. Presidentja i ka falënderuar për ftesën, duke potencuar mbështetjen e madhe që Kroacia i jep Kosovës ndër vite, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori