LAJMI I FUNDIT:

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani në vizitë dy ditore në Bruksel

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani në vizitë dy ditore në Bruksel

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur vizitën dy ditore në Bruksel.

Osmani të martën do të ketë një takim me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli. Në kuadër të takimeve, Osmani, gjithashtu do të takohet edhe me Olivér Várhelyi, Komisionar për zgjerim dhe fqinjësi.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, u.d. Presidentja e Kosovës, do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Wieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Renew dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së.


Ndërkaq të martën mbrëma, Osmani do ta ketë një takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajčăk, ndërmjetësues në dialogun Prishtinë-Beograd.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, u.d. Presidentja Osmani të mërkurën do të takohet me presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve Eliane Tillieux dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stéphanie D’Hose. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori