Presidentja Tsai Ing-wen ka deklaruar se Tajvani nuk do t’i përulet presionit nga Kina si dhe vendi do të mbrojë mënyrën e saj të jetës demokratike.

Këto komente ajo i bëri në një fjalim krahas tensioneve mbi Tajvanin.


Sipas BBC, përcjell Telegrafi, deklaratat vijnë në Ditën Kombëtare të Tajvanit pasi presidenti i Kinës, Xi Jinping u zotua të “përmbushë ribashkimin”.

Kina ka denoncuar fjalimin e presidentes Tsai, duke thënë se ajo “nxiti konfrontim”.

Tajvani e konsideron veten një shtet sovran, derisa Kina e sheh atë si një provincë të shkëputur.

Pekini nuk ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për të arritur bashkimin. /Telegrafi/