LAJMI I FUNDIT:

Presidenti turk dëshiron ta rikthej paqen në Afganistan: Jam i gatshëm të takohem me liderin e talibanëve

Presidenti turk dëshiron ta rikthej paqen në Afganistan: Jam i gatshëm të takohem me liderin e talibanëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se është i gatshëm të takohet me kreun e talibanëve në tentim që të rikthej paqen në Afganistan, shkruan CNN Turk.

“Ngjarjet e fundit dhe situata me afganët janë shumë brengosëse”, ka thënë Erdogan gjatë një interviste, transmeton Telegrafi.

“Madje do të isha i gatshëm ta pranojë në takim liderin e tyre”, ka shtuar Erdogan, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të zyrtarëve turq që të sigurojnë bisedimet me talibanët.


Turqia ka qenë prezente me forcat e saj në Afganistan në kuadër të NATO-s, dhe ka propozuar të ofrojë siguri në aeroportin e Kabulit pas shkuarjes së forcave amerikane.

Bisedimet mes zyrtarëve turq dhe atyre amerikanë rreth kësaj çështje janë duke vazhduar, kurse Turqia ka bërë të ditur se është e gatshme ta kryej këtë punë nëse plotësohen kushtet diplomatike, financiare dhe logjistike.

Turqia ka pranuar 3.6 milionë refugjatë sirianë, dhe tani po frikësohet se nëse talibanët marrin nën kontroll Afganistanin do të mund të ketë një valë të re të refugjatëve afganë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Evropa
Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Evropa
Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa

"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Botë
Kalo në kategori