Duke përshkallëzuar luftën e tij me kompanitë e mediave sociale presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të enjten që sfidon mbrojtjen ndaj detyrimeve ligjore që këto kompani kanë për materialet e postuara nga përdoruesit e tyre.
Megjithatë, siç shkruan Zëri i Amerikës, masa duket se ka të bëjë më shumë me politikën sesa substancën, pasi presidenti kërkon të mbledhë pas vetes mbështetësit e tij pasi ai sulmoi Twitter-in për aplikimin e konceptit të kontrollit të fakteve në dy nga postimet e tij.
Presidenti Trump tha se kontrollet e fakteve ishin “vendime editoriale” nga Twitter dhe kishin të bënin me një aktivizëm politik.
Ai tha se kjo lëvizje do t’u kushtojë kompanive të mediave sociale mbrojtjen nga paditë për ato që janë postuar në platformat e tyre.
Trump, i cili personalisht mbështetet shumë tek Twitter-i për të sulmuar armiqtë e tij, ka akuzuar prej kohësh gjigantët e teknologjisë në Silicon Valley që anojnë nga liberalët, se po vënë në shënjestër konservatorët duke i kontrolluar ose duke hequr postimet e tyre.
Masa udhëzon agjencitë e degës ekzekutive të kërkojnë nga agjenci të pavarura që hartojnë rregullore, përfshirë Komisionin Federal të Komunikimit dhe Komisionin Federal të Tregtisë, të studiojnë mundësinë nëse ata mund të vendosin rregullore të reja për kompanitë – megjithëse ekspertët shprehin dyshime se kjo mund të bëhet pa një akt të Kongresit.
Kompanive si Twitter dhe Facebook u jepet mbrojtje nga përgjegjësitë ligjore në bazë të nenit 230 të Aktit për Komunikimin e Qytetëruar sepse ato trajtohen si “platforma” dhe jo “botues”, të cilët mund të përballen me padi mbi përmbajtjen që publikojnë.
Një urdhër i ngjashëm ekzekutiv ishte konsideruar më parë nga administrata, por ishte lënë mënjanë mes shqetësimeve se nuk plotësonte detyrimet ligjore dhe shkelte parimet e lirisë së fjalës.
Trump dhe fushata e tij reaguan pasi kompania Twitter shtoi një frazë paralajmëruese në dy postime të presidentit Trump ku ai i quante votimet me postë “mashtruese” dhe parashikonte se “kutitë postare do të grabiteshin”.
Nën postimet në Twitter, tani ekziston një hallkë ku lexohet “Njihuni me faktet për votimet me postë” që i udhëzon përdoruesit në një faqe me kontrolle faktesh dhe lajme mbi njoftimet mbi pretendimet e pabazuara të Trump.
Presidenti Trump akuzoi Twitter-in për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020″ dhe deklaroi se “si president, unë nuk do të lejoj që kjo të ndodhë”.
Presidenti dhe konservatorë të tjerë kanë pohuar, për vite me radhë, se kompanitë e teknologjisë në Silicon Valley janë treguar paragjykues ndaj tyre.
Por nuk ka asnjë provë për këtë – dhe ndërsa drejtues dhe shumë punonjës të Twitter-it, Facebook-ut dhe Google-it mund të anojnë nga liberalët, kompanitë kanë theksuar se nuk kanë asnjë interes të biznesit për të favorizuar një parti politike ndaj të tjerë.
Reagimet
Marcus Messner, ekspert për mediat në Universitin e Komonuelthit të Virxhinias i tha Zërit të Amerikës se “kompanitë e mediave sociale prej vitesh luftojnë kundër përhapjes së dezinformatave dhe për nevojën e verifikimit të fakteve, sidomos gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale.”
“Twitter ka të drejtë të vënë në dukje informacionet që janë të pasakta, edhe kur kjo ka të bëjë me tweete të Presidentit Trump”, tha profesor Messner.
Profesori i gazetarisë vuri në dukje se hapi i ndërmarrë nga Twitter prek linjën delikate “mes verifikimit të fakteve dhe rrezikut se mund të akuzohesh për censurim të fjalës politike me veprime më drastike, si fshirja e postimeve apo pezullimi i llogarive”.
Profesor Messner tha se çështja që shtrohet është: “nëse u shton postimeve një link për verifikim faktesh që të çon tek shkrime të ndryshme të mediave, a do të pranoheshin ato nga mbështetësit e Presidentit Trump, të cilët rregullisht i mohojnë raportimet e mediave të mëdha?”
Efekti i veprimeve të tilla në këtë atmosferë të ndezur partiake do të ishte i kufizuar, thotë profesori.
Shefi ekzekutiv i firmës Twitter, Jack Dorsey, tha në faqen e internetit të kompanisë se tweetet e presidentit “mund t’i bëjnë njerëzit të mendojnë gabimisht se ata nuk kanë nevojë të regjistrohen për të marrë një fletëvotim me postë. Synimi ynë është të sqarojmë deklarimet konfliktuale dhe të japim informacionet për të cilat ka debate, në mënyrë që njerëzit të mund të gjykojnë vetë”.
Steve DelBianco, president i NetChoice, një grup komercial që ka në klientelën e tij edhe kompanitë Twitter, Facebook dhe Google, tha se “presidenti është duke shkelur Amendamentin e Parë të Kushtetutës, duke kërcënuar të drejtat themelore të fjalës së lirë për platformat e mediave sociale”.
Ky hap i administratës “i nxit qeveritë e huaja të kontrollojnë lirinë e shprehjes në internet”, tha ai në një deklaratë të enjten. /VOA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi