LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi dekoron në Japoni personalitete të këtij shteti

Presidenti Thaçi dekoron në Japoni personalitete të këtij shteti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë dekorata për zyrtarë dhe personalitete nga Japonia që kanë kontribuar në Kosovë dhe për Kosovën, në një ceremoni të organizuar në ndërtesën e Kuvendit të Japonisë në Tokyo.

Yuriko Koike, që aktualisht është Guvernatore e Tokyos, e cila ka ndihmuar Kosovën në kapacitetet tjera zyrtare që ka mbajtur, ndër të tjera duke ndihmuar edhe në sigurimin e strehimit për qindra kosovarë të kthyer në shtëpitë e tyre në vjeshtën e vitit 1999, është dekoruar me Medaljen Presidenciale “Shën Nënë Tereza”.

Çmimi “Ambasador Nderi i Republikës së Kosovës” i është ndarë edhe Ryu Shionoya, Kryesues i Grupit të Miqësisë Kosovë-Japoni në Kuvendin e Japonisë, për kontributin e tij në promovimin e Kosovës në Japoni.


Konsulli i Nderit i Republikës së Kosovës në Japoni, njëherësh Këshilltar Special i Kryeministrit të Japonisë, Isao Iijima, është nderuar me çmimin “Ambasador Nderi i Republikës së Kosovës” për promovimin dhe afirmimin e interesave të Republikës së Kosovës në Japoni dhe më gjerë.

Ambasadori Yoshifumi Okamura, i cili ka shërbyer si Këshilltar i PSSP-së në kuadër të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, që në Kosovë më së miri njihet si ambasadori japonez në Kombet e Bashkuara, i cili e ka promovuar verën kosovare në Këshillin e Sigurimit të KB-së, i është ndarë titulli “Dr. Ibrahim Rugova” për kontributin e tij në ndërtimin e paqes dhe zhvillimin e demokracisë në Kosovë.

Ish-administratorit të UNMIK-ut në Skenderaj, Ken Inoue, i është ndarë Medalja Presidenciale “Shën Nënë Tereza” për kontributin e tij në fushën e humanizmit dhe paqes në Kosovë, veçanërisht për angazhimin e tij personal për shërimin e atëhershëm të vajzës së vogël Besjana Musliu, e cila kishte pësuar djegie të rënda në kokë gjatë luftës.

E njëjta medalje dhe me pretekst të njëjtë i është ndarë edhe Agjencisë ADRA dhe Spitalit Adventist në Tokyo.

Në këtë ceremoni të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tokyo të Japonisë ka marrë pjesë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Presidenti Thaçi u shpreh se ndjen obligim, por edhe privilegj, që t’u shpreh mirënjohje atyre që bënë gjënë e duhur në kohën e duhur.

“Nuk thuhet kot se miqtë dihen në kohë të vështira”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se sot Kosova është partner i bashkësisë ndërkombëtare dhe ka filluar t’i japë botës më shumë sesa që merr “duke i ofruar botës talente dhe shkathtësi në shumë fusha, nga teknologjia e deri tek sporti dhe arti”.

“Dua që sot, duke treguar falënderimin për ju, bashkërisht të shënojmë hyrjen në dekadën e dytë të bashkëpunimit tonë, ku Kosova nuk shihet më si vend që duhet ndihmuar, por si vend me të cilin vendoset partneritet që evoluon drejt një raporti fitim-fitim për të dyja vendet”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se është thellësisht i bindur që në dekadën që vjen, Kosova do t’i thellojë raportet me Japoninë, në politikë, ekonomi, siguri, kulturë dhe arsim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori