LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Shqipërisë apelon për zgjedhje të lira dhe pa keqpërdorime

Presidenti i Shqipërisë apelon për zgjedhje të lira dhe pa keqpërdorime

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, bëri thirrje për një fushatë zgjedhore të qetë dhe larg fenomeneve negative që u vërejtën në zgjedhjet e kaluara, pas një takimi me përfaqësues të institucioneve dhe organizata që do të organizojnë dhe monitorojnë procesin zgjedhor.

Ky takim – ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-së, zyrës së BE-së dhe kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover – u zhvillua një ditë para hapjes së fushatës për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në Shqipëri më 14 maj.

“Partitë politike duhet të paraqesin vetëm ofertë. Përvojat e mëparshme na kanë përballur jo rrallë herë me fenomene negative dhe me forma të paligjshme si pjesë e fushatës zgjedhore dhe institucionet jo gjithmonë kanë reaguar me sukses”, tha Begaj, transmeton REL.


Ai shtoi se “fenomenet e shit-blerjes së votës, keqpërdorimit të burimeve financiare, financimet jo transparente dhe prishja e procesit zgjedhor janë të patolerueshme”.

“Policia duhet të reagojë përballë çdo fenomeni që mund të cenojë procesin zgjedhor. Monitoruesit dhe komisionarët duhet të punojnë paanshmëri”, tha tutje ai.

Presidenti Begaj kërkoi nga përfaqësuesit e partive politike që të mos përdorin gjuhë denigruese ndaj njëri-tjetrit gjatë fushatës zgjedhore dhe të paraqesin ide dhe programe që përmirësojnë realisht jetën e qytetarëve.

Kreu i shtetit shqiptar bëri një thirrje edhe për qytetarët me të drejtë vote, duke iu kërkuar atyre të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe të denoncojnë çdo rast shantazhimi apo intimidimi.

Dy ditë më parë, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vizitoi Tiranën dhe u takua me krerët institucionalë. Ai takoi presidentin Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa zhvilloi takime edhe me përfaqësuesit e opozitës, Enkelejd Alibeaj dhe Ilir Metën.

Ambasada amerikane në Shqipëri tha se thirrja e Escobarit për liderët ka qenë që ”të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë”.

Thirrje të ngjashme ka bërë edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ditë më parë.

Por pavarësisht këtyre thirrjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që ka verifikuar kandidatët për 61 bashkitë dhe kandidatët për këshillat bashkiakë, ka gjetur se për 34 kandidatë ka dyshime për “pastërtinë e figurës”. Nga 34 kandidatët, dhjetë janë për kryetar bashkie dhe gjysma e tyre i përkasin Partisë Socialiste.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se për këta kandidatë ka dyshime se mund të kenë shkelur formularin e dekriminalizimit dhe për këtë arsye do të verifikohen nga Prokuroria.

Partia Socialiste dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”, në të cilin bëjnë pjesë “Partia e Lirisë” e Ilir Metës dhe një grup deputetësh demokratë – që udhëhiqen nga Sali Berisha – garojnë me kandidatë në 61 bashkitë e vendit.

Partia Demokratike ka dalë me kandidatë në vetëm 15 bashki, pasi nuk është arritur kompromis që dy grupimet brenda Partisë Demokratike të dalin me kandidatë të përbashkët.

Ndarja e thellë në PD u krijua në maj të vitit 2021, kur SHBA-ja shpalli ish-kryeministrin Berisha si person të padëshiruar. Kjo rezultoi me krijimin e strukturave paralale brenda partisë më të madhe opozitare, e madje edhe në protesta të dhunshme.

Kandidatët e propozuar dhe të mbështetur nga Sali Berisha nuk do të garojnë nën logon e PD-së, por të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që drejtohet nga partia e së majtës e Ilir Metës – Partia e Lirisë. Aktualisht thuajse të gjitha bashkitë e vendit drejtohen nga Partia Socialiste, për shkak se opozita i pati bojkotuar zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Kosovës demanton mediat serbe

Policia e Kosovës demanton mediat serbe

Siguri
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë

Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori