Presidenti i Romës, James Pallotta, ka folur për herë të parë për çështjen e  brazilianit Malcom, që kaloi te Barcelona edhe pse klubi romak e kishte zyrtarizuar.

Pallota tha se Roma do ta falë Barcelonën për Malcom vetëm nëse ata ua japin Lionel Messin.


“Dje Barcelona na kërkoi ndjesë për çështjen Malcom, por unë nuk e pranoj”.

GettyImages 489564367 Presidenti James Pallotta (Getty Images)

“ Vetëm në rast se na shesin Messin, ndryshoj qëndrim. Malkom dëshironte të vinte në Romë, kishim mbyllur gjithçka, edhe klauzolën prej 120 milionë eurosh për prishjen e kontratës”.

“Nuk ishte firmosur asgjë? Budallallëk, klubet e dinë si funksionojnë gjërat dhe Barcelona bëri diçka aspak etike dhe morale”.

malcom 2 e1532539406354 Malcom (Foto: Twitter/FC Barcelona)

“Agjenti i Malcom? Ndoshta është idiot”, ka thënë Pallota.

Ishte pikërisht Roma ajo që e eliminoi Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app