Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, tha se vendi i tij është gati për një formë hakmarrjeje nga Rusia pasi ajo ndaloi tranzitin e mallrave të caktuara që i nënshtrohen sanksioneve të Bashkimit Evropian nëpër territorin e saj.
“Ne jemi gati dhe jemi të përgatitur për një lloj veprimesh jomiqësore nga ana e Rusisë, shkëputje nga sistemi BRELL apo veprime të tjera”, ka thënë Nauseda, duke folur për Reuters në një video të publikuar të mërkurën, përcjell Telegrafi.
Sistemi BRELL është një rrjet energjetik i ndarë midis Rusisë, Bjellorusisë dhe shteteve baltike.
Megjithatë, ai tha se nuk beson se Rusia do ta sfidojë ushtarakisht Lituaninë, sepse vendi i tij është anëtar i NATO-s.
Nauseda mbrojti vendimin për të bllokuar kalimin e disa mallrave, duke thënë se ata po zbatojnë atë që u vendos në nivel të Bashkimit Evropian.
“Ne thjesht zbatojmë sanksionet, të cilat janë vendosur në nivel të Bashkimit Evropian, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me marrëdhëniet dypalëshe midis Rusisë dhe Lituanisë”, tha Nauseda.
“Ne mezi presim të zbatojmë fazat e ardhshme të sanksioneve dhe do të ishte shumë mirë që Komisioni Evropian t’ua shpjegojë përmbajtjen e sanksioneve autoriteteve ruse dhe ndoshta do të heqë disa tensione që po lindin tani”, shtoi ai, duke paralajmëruar se nga përshkallëzimi i tensioneve nuk do të përfitojë asnjërën palë.
Më herët të mërkurën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se po diskutoheshin masat hakmarrëse për ndalimin e tranzitit të Lituanisë për mallrat e sanksionuara nga Bashkimi Evropian drejt Rusisë përmes Kaliningradit.
Peskov nuk elaboroi se çfarë mund të përfshijnë këto masa dhe tha se nuk kishte një afat kohor të saktë për përgjigjen e Moskës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Opozita e Grenlandës fiton zgjedhjet e dominuara nga pavarësia dhe Trump

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët