LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Komisionit Europian nuk mban dot nervat në Parlament (Video)

Presidenti i Komisionit Europian nuk mban dot nervat në Parlament (Video)

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, nuk i mbajti dot nervat gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Europian për planin e Brukselit në lidhje me të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Shefi i BE u nervozua kur deputetët europian e sulmuan idenë e tij se duhet të konsultohen qytetarët e Unionit për atë se në çfarë rruge duhet të shkohet në mënyrë që të ruhet bashkimi i 27 shteteve europiane nga shpërbërja, raportojnë mediat britanike.

Në një moment Juncker shau duke thënë “M.., çfarë doni të bëjmë?”.


Shpërthimi i Junckerit ndodhi pas 75 minutave të paraqitjes së planit të Komisionit Europian në pesë pika, gjatë të cilës deputetët disa herë kërkonin që të shpreh qëndrimin e vet në lidhje me dokumentin.

Kahjet të cilat Brukseli i paraqiti në plan sillen nga kthimi në bllokun tregtarë të shteteve deri te federalizmi i Unionit dhe shndërrimit të tij në “Shtete të Bashkuara Evropiane”.

Juncker hedh poshtë variantin e parë duke thënë se BE është shumë më tepër se një federatë tregtare. Refuzoi që të paraqesë qëndrimin e tij për katër të tjerë dhe shtoi se nuk dëshiron të paragjykojë rezultatin e debatit publik.

Theksoi që nuk dëshiron që për të ardhmen e Unionit të diskutohet nëpër gjithë kontinentin në nivelin nacional.

“Komisioni Europian do të dëgjoj me kujdes para se të shpallë përgjigjen”, ka thënë Juncker. /bw/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Kalo në kategori