Presidenti kolumbian dhuron paratë e Nobelit për viktimat e konfliktit

Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, deklaroi se do t’i dhurojë paratë e çmimit Nobel të Paqes, që iu dha të premten e kaluar për arritjen e marrëveshjes me FARC-ët, për të kompensuar viktimat e konfliktit të brendshëm që zgjati prej 52 vitesh.
Gjatë një vizite të shkurtër në Bojaya, një komunë shumë e prekur nga konflikti i armatosur, presidenti ka thënë se pasi është konsultuar me familjen vendosi të japë 850 mijë eurot e Nobelit për viktimat.
“Mbetet vetëm për të vendosur se në cilat organizata dhe fondacione që merren me paqen duhen shpërndarë këto para”, thekson ai.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































