LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i KE jep alarmin: Një tjetër shtet mund të dalë nga BE-ja

Presidenti i KE jep alarmin: Një tjetër shtet mund të dalë nga BE-ja

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, është shprehur i shqetësuar pasi vendi i tij, Polonia mund të largohet nga Bashkimi Evropian.

Deklaratat e Tusk vijnë në mesin e konflikteve në mes të Bashkimit Evropian dhe partisë, Ligji dhe Drejtësia nga Polonia, pas tentimeve të kësaj të fundit për të reformuar sistemin e drejtësisë.

BE-ja ka shprehur shqetësim edhe për prerjen masive të drunjve në vend.


Qeveria polake i ka hedhur poshtë kritikat e BE-së, dhe ka refuzuar që t’i përmbahet një ligji të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të ndaluar prerjen e pyjeve.

“Këto deklarata duhet se janë fillimi i shenjave që Polonisë nuk i duhet Bashkimi Evropian. Frikësohem se jemi shumë afër këtij momenti”, u ka thënë Tusk gazetarëve.

Tusk i ka bërë këto komente pasi është pyetur për tetë orë nga prokurorët e Varshavës, të cilët janë duke hetuar rastin e rrëzimit të aeroplanit më 2010, në Smolenks të Rusisë.

Në këtë ngjarje ka vdekur ish presidenti i Polonisë, Lech Kaczyński dhe 95 persona të tjerë.

Lideri i partisë, Ligji dhe Drejtësia, Jaroslaw Kaczynski, e ka akuzuar Tusk, që atë kohë ka qenë kryeministër i vendit, si përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit në të cilin ka vdekur vëllai i tij binjak, presidenti, Lech Kaczynski.

Sipas tij, rrëzimi i aeroplanit nuk ka qenë aksidenti dhe ka akuzuar Tusk për “përgjegjësi morale” për vdekjen e vëllait të tij.

Më 9 mars, Tusk është zgjedhur për herë të dytë si president i Këshillit Evropian, nga liderët e BE-së. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Australia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Kalo në kategori