LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i FFK-së Ademi priti presidentin e FF të Maqedonisë Muhamet Sejdini

Presidenti i FFK-së Ademi priti presidentin e FF të Maqedonisë Muhamet Sejdini

Në një atmosferë të ngrohtë miqësie, presidenti i FFK-së z. Agim Ademi në shoqëri të anëtarit të KE, Xhelal Broja dhe sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, e priti presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, z. Muhamet Sejdini.

Duke i dëshiruar mirëseardhje presidenti Ademi e njohu homologun Sejdini për zhvillimet e gjithëmbarshme  në futbollin e Kosovës, për zhvillimin e kampionatit që po rrjedh mirë e në suaza të ‘fair play’-t me një konkurrencë të jashtëzakonshme.

Për mbështetjen që po u bëhet klubeve, për përmirësimin e infrastrukturës dhe ndërtimin e fushave me bari sintetikë, që ngadalë  edhe kjo pikë neuralgjike e futbollit të Kosovës po zbutet ngadalë.


Presidenti Ademi e njohu edhe për ecurinë e Përfaqësueseve të Kosovës në veçanti për Përfaqësuesen A që po merr pjesë në garat kualifikuese për Ligën e Kombeve.

Bashkëpunimi ndërmjet dy federatave është me interes të dyanshëm ka theksuar presidenti Ademi.  Nga ana e tij presidenti i FF të Maqedonisë, z. Muhamet Sejdini, duke e falënderuar z. Ademi për mikpritje, po ashtu e njohu atë me të arriturat në futbollin e Maqedonisë duke  thënë se jemi të interesuar që të  thellojmë bashkëpunimin dhe se këmbimi i përvojave do ta ndihmonte shumë zhvillimin e futbollit në të dyja vendet.

Të dy presidentet u pajtuan që të forcojnë e thellojnë bashkëpunimin edhe më shumë në të ardhmen në interes të futbollit. /FFK/

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori