Presidenti i Dritës, Valon Murseli konfirmon qëndrimin në klub

Valon Murseli ka konfirmuar se do të mbetet president i klubit gjilanas Drita, së paku deri në fund të sezonit aktual.
Gjatë ditëve të fundit është përfolur shumë për një largim të presidentit Valon Murseli nga Drita.
Megjithatë, është vet Murseli, i cili me anë të një komunikate zyrtare ka konfirmuar qëndrimin së paku deri në fund të sezonit, duke thënë se dorëheqja nuk bëhet fjalë tani, ndërsa llogaritë bëhen në fund të sezonit.

Postimi i plotë pa ndërhyrjeTe dashur INTELEKTUAL besnik dhe ju adhurues të futbollit. Klubi jonë FC DRITA në dy ndeshjet e fundit nuk ka marrë rezultate pozitive duke e vështirësuar shumë rrugën drejt mbrojtjes së titullit Kampion! Jemi të vetëdijshëm që këto rezultate negative tek disa tifozë e kanë zbehur besimin për suksese, por DRITA edhe në vitet më të lavdishme të saja, ka kaluar nëpër këso llojë pengesash e presione dhe nuk ka pasur forcë që e ka ndalu drejt qëllimit të saj. Sot jemi edhe ne të zhgënjyer së bashku me ju për këto rezultate negative andaj edhe ju kërkojmë falje, sepse futbolli i ka të gjitha rezultatet andaj ne si një ekip Kampion i vendit duhet ta pranojmë çdo rezultat!

















































