Një nga ndihmësit kryesorë të ekonomisë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u bëri thirrje senatorëve demokratë dhe republikanë të miratojnë një ndihmë të re prej 1.9 trilion dollarësh ndaj pandemisë COVID-19, për të ndihmuar amerikanët në nevojë dhe shmangur një krizë më të madhe ekonomike.
Drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar, Brian Deese tha se do të fliste me senatorët si pjesë e një nisme të administratës së Bidenit për të argumentuar nevojën e një plani më të madh financiar shpëtimi.
“Ne nuk mund të presim. Thjesht arsyeja se politika në Uashington ka qenë e bllokuar më parë, nuk do të thotë se duhet të vazhdojë të bllokohet”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
Pandemia COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 417 mijë amerikanëve, ka bërë që miliona të humbin punën dhe po infekton më shumë se 175 mijë njerëz në ditë, çka përbën një krizë të ngutshme për administratën e Bidenit.
Presidenti Biden bëri fushatë me premtimin për të ndërmarrë veprime agresive kundër pandemisë, të cilën paraardhësi i tij Donald Trump shpesh e minimizoi.
“Administrata Trump mbeti shumë larg synimit të saj për imunizimin e 20 milionë amerikanëve deri në fund të vitit 2020. Ajo nuk kishte asnjë plan të gatshëm për shpërndarjen e vaksinës tek miliona amerikanë kur Biden erdhi në krye të ekzekutivit”, tha shefi i Kabinetit i Shtëpisë së Bardhë, Ron Klain.
Deri tani Kongresi ka autorizuar 4 trilionë dollarë për t’iu përgjigjur pandemisë dhe Shtëpia e Bardhë argumenton se janë të nevojshëm 1.9 trilionë dollarë të tjerë për të mbuluar kostot e përgjigjes ndaj virusit, si dhe për të siguruar kompensime të zgjeruara për papunësinë dhe pagesa për familjet.
“Çështja është kjo: Ne jemi në një emergjencë kombëtare dhe duhet të veprojmë si në emergjencë kombëtare”, tha Biden përpara nënshkrimit të urdhrave ekzekutive për ndihmën ekonomike.
Megjithëse Partia Demokrate e Bidenit ka një shumicë të vogël në të dyja dhomat e Kongresit, legjislacioni mund të ketë nevojë për mbështetje dypartiake për të hequr pengesat procedurale dhe për t’u miratuar nga Senati.
Një numër republikanësh janë shprehur kundër përmasave të paketës së propozuar.
Senatori Mitt Romney, një republikan i moderuar, tha për programin “Fox News Sunday” se do të dëgjonte argumentet e Shtëpisë së Bardhë, “por shifra e përgjithshme është marramendëse”.
“Shpenzimi dhe huazimi i triliona dollarëve nga kinezët nuk është gjëja më e mirë që mund të bëjmë që ekonomia jonë të jetë e fortë në vështrimin afatgjatë”, shtoi senatori. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë