LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Atletico Madridit ‘shpërthen’ ndaj VAR-it pas penalltisë së anuluar të Alvarez

Presidenti i Atletico Madridit ‘shpërthen’ ndaj VAR-it pas penalltisë së anuluar të Alvarez

Atletico Madridi është ende duke u rimëkëmbur nga eliminimi në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit të mërkurën. 

Ata u eliminuan nga kjo garë pasi u mposhtën me rezultat 4-2 në penallti atje ku pati shumë polemika për shkak të penalltisë së anuluar të Julian Alvarez nga VAR-i për prekje të topit me dy këmbë. 

Diego Simeone është ende i zemëruar me këtë rast teksa kanë kaluar disa ditë ng incidenti, teksa e njëjta mund të thuhet edhe për presidentin e klubit, Enrique Cerezo. 


Ai me zemërim iu drejtua VAR-it për të cilin ai nuk ka qenë asnjëherë në favor të tij sipas Diario AS. 

Befason me deklaratën ylli i Barcelonës: Penalltia e Alvarez u anulua me të drejtë
Lexo po ashtu Befason me deklaratën ylli i Barcelonës: Penalltia e Alvarez u anulua me të drejtë

“Deri mbrëmjen e së mërkurës ne ishim gati për tri gara: Liga e Kampionëve, Kupa e Mbretit dhe La Liga”.  

“Por atë ditë, një incident me një sistem ose një mjet të tmerrshëm, që është shumë i keq, që nuk vlen asgjë më shumë se sa vetëm t’i dëmtojë ekipet dhe që quhet VAR, sepse neve na mohuan një iluzion të madh, që ishte të vazhdojmë në Ligën e Kampionëve”. 

“Nuk me pëlqen VAR-i, por nuk është sepse po e them tani, e kam thënë gjithmonë”. 

“Nuk e kritikoj VAR-in vetëm për gabimin në atë ndeshje, sepse nuk është një gabim nga gjyqtari është një gabim nga VAR-i, për të cilin unë nuk e di se ku e panë që topi u prek dy herë nga këmba e lojtarit”. 

“VAR është një mjet konflikti, i cili nuk është i sigurt dhe mbi të gjitha, ne të gjithë besojmë se u soll për ta bërë futbollin më të drejtë dhe unë besoj se e kanë sjellë për ta bërë më të padrejtë”, ka thënë Cerezo./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ndërkombëtare
Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Serie A
Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori