LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Angel Torres: Getafe nuk do të udhëtojë në Itali për ndeshjen me Interin

Presidenti Angel Torres: Getafe nuk do të udhëtojë në Itali për ndeshjen me Interin

Presidenti i Getafes, Angel Torres ka konfirmuar se skuadra e tij nuk do të udhëtojë drejt Italisë për takimin e tyre të planifikuar ndaj Interit në Ligën e Evropës.

I gjithë futbolli është pezulluar në Itali deri në 3 prill, ndërsa Shoqata e Futbollistëve Spanjollë po bënë thirrje për një bllok të ngjashëm si në Itali.

Qeveria Spanjolle ka ndaluar fluturimet direkte nga Italia deri në 25 mars, kështu që mbetet të shihet se si ose nëse skuadrat do të udhëtojnë për ndeshjet e tyre të UEFA-së.


Spanja ndalon fluturimet për në Itali – rrezikohen ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe ato të Evropës
Lexo po ashtu Spanja ndalon fluturimet për në Itali – rrezikohen ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe ato të Evropës

Këtë të enjte, Roma synon të luajë në Sevilla, ndërsa Getafe do të udhëtojë në Milano për ndeshjen ndaj Interit.

Tashmë është konfirmuar se ndeshja e 1/16-tës do të luhet me dyer të mbyllura, por rajoni i Lombardisë së Italisë është më i prekuri në Evropë me coronavirus dhe kjo e shqetëson tej mase klubin spanjoll dhe në veçanti presidentin e klubit.

“Në qoftë se kjo situatë nuk ndryshon shumë, Getafe nuk do të udhëtojë për në Itali nesër (e mërkurë)”, ka thënë fillimisht Torres për Onda Cero të martën.

“Ne kemi kërkuar që UEFA të konsiderojë një alternativë për të luajturit në Milano. Ne kemi kërkuar ndihmë edhe nga Federata Spanjolle”.

“Nëse duhet të humbasim ndeshjen, do ta humbasim atë. Unë nuk do të marrë ndonjë lloj rreziku”, përfundoi i pari i Getafes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori