Kriza në Venezuelë ishte mes temave të diskutuara të premten në një telefonatë midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.
“Presidenti përsëriti nevojën për një kalim paqësor në Venezuelë”, u tha gazetarëve sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders.
Tensionet midis Uashingtonit dhe Moskës rreth ngjarjeve gjithnjë e më destabilizuese në Karakas janë rritur ditët e fundit. Administrata Trump ka akuzuar rusët se nuk po e lejojnë presidentin venezuelian Nicolas Maduro të lërë pushtetin dhe të largohet nga vendi.
“Kjo është hemisfera jonë”, tha të mërkurën këshilltari i sigurimit kombëtar John Bolton. “Nuk është një rajon ku rusët duhet të ndërhyjnë”.
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, në një telefonatë të kësaj jave javë, i foli Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo për “pasojat e rënda” nëse në Venezuelë do të ketë hapa të mëtejshëm agresivë, e interpretuar kjo si një paralajmërim që Uashingtoni të mos ndërhyjë ushtarakisht.
Pompeo dhe Lavrov pritet të bisedojnë në periferitë e një sesioni ministror të Arktikut në Finlandë javën e ardhshme dhe Venezuela thuajse me siguri do të jetë temë e diskutimit.
“Ata do të kenë mundësi, padyshim, që të takohen dhe të shqyrtojnë çfarëdo teme që zgjedhin,” u tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit gazetarëve në një konferencë telefonike lidhur me udhëtimin e zotit Pompeo.
Ekipi i sigurisë kombëtare të presidentit, përfshirë zotin Bolton, sekretarin e Mbrojtjes Patrick Shanahan, nënsekretarin e Mbrojtjes John Rood dhe komandantin e Komandës Jugore të SHBA, Admiralin e Marinës Craig Faller u mblodh të premten në një sallë të sigurt të Pentagonit, e rezervuar për diskutime të niveleve të larta sensitive dhe për operacione ushtarake.
Zyrtarët e mbrojtjes thonë se ata diskutuan alternativat rreth Venezuelës.
“Presidenti do të bëjë atë që është e nevojshme,” tha zonja Sanders në përgjigje të një pyetjeje nga Zëri i Amerikës nëse në takim ishte folur për një ndërhyrje ushtarake të SHBA në Venezuelë.
Ajo përsëriti se “të gjitha opsionet vazhdojnë të jenë në tryezë”, diçka që disa zyrtarë të administratës vazhdojnë ta thonë prej javësh.
Sekretari i Mbrojtjes Shanahan u tha gazetarëve se takimi shqyrtoi gjendjen në Venezuelë dhe u mbajt për të siguruar që brenda administratës të ketë qëndrime të njëjta për vendin e Amerikës së Jugut.
Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të tjera perëndimore nuk e njohin Maduro-n si udhëheqësin legjitim të Venezuelës, duke njohur në vend të tij Juan Guaido-në, president i Asamblesë Kombëtare të zgjedhur në mënyrë demokratike.
Në thirrjen telefonike Trump-Putin të së premtes, për të cilën zonja Sanders tha se zgjati më shumë se një orë, presidenti amerikan i kërkoi gjithashtu udhëheqësit rus që të ushtrojë trysni mbi Korenë e Veriut për çnuklearizimin e vendit.
Sipas zëdhënëses Sanders, u diskutua edhe mundësia e një marrëveshjeje të re bërthamore që përfshin Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Kinën ose zgjerimin e paktit aktual.
Të dy udhëheqësit, tha zonja Sanders, biseduan edhe rreth gjendjes në Ukrainë.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë tha se përveç kësaj, u përmend “shumë, shumë shkurt” raporti Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe Presidenti Trump i përcolli homologut të tij se tashmë hetimi ka përfunduar.
Sanders nuk hyri në hollësi për atë se çfarë i tha Presidenti Trump zotit Putin lidhur me shqetësimet e qeverisë amerikane se Moska vazhdon përpjekjet për të ndërhyrë në procesin zgjedhor amerikan. Duke iu refereruar çështjes së ndërhyrjes në përgjithësi, ajo tha se “Ne do të bëjmë gjithshka mundemi për të mos lejuar që kjo të ndodhë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës