LAJMI I FUNDIT:

Presidenca dhe Qeveria nuk flasin për dorëheqjen e Rrahman Ramës

Presidenca dhe Qeveria nuk flasin për dorëheqjen e Rrahman Ramës

Presidenca e Kosovës dhe Qeveria e Kosovës nuk kanë folur për Telegrafin, për dorëheqjen e mundshme të komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Gjenerallejntënant Rrahman Rama.

Telegrafi ka tentuar të marrë përgjigje zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, Zyra e Kryeministrit dhe Zyra e Presidencës, por asnjëri nga zyrtarët nuk kanë konfirmuar largimin e komandantit të FSK-së, Rrahman Rama.

Ndryshe, në medie është raportuar se Gjenerallejntënant Rrahman Rama ka ofruar dorëheqjen e tij, pa specifikuar arsyet e një veprimi të tillë.


Po ashtu, Telegrafi ka telefonuar edhe Ramën, por ai nuk ka qenë i qasshëm. /Telegrafi/