Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të organizojë me datë 8 dhjetor në sheshin “Demokracia” në qytetin “Studenti” një tubim mbarëpopullor.
Lajmin e bënë të ditur zëdhënësi i presidencës Tedi Blushi.
Ai me anë të një shkrimi në Facebook, njofton se me anë të këtij tubimi, Meta synon nisjen e një dialogu me Shqipërinë.
“Në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta organizon në Sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve ’90, një tubim mbarëpopullor që synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë! SHQIPËRIA E PARA! ??”, shkruan Blushi. /Telegrafi/