LAJMI I FUNDIT:

“Premtimet e kryetares së Tetovës mbeten vetëm në letër”

“Premtimet e kryetares së Tetovës mbeten vetëm në letër”

Hapja e bulevardeve, transporti publik, zgjidhja e problemit të mbeturinave komunale, janë disa nga premtimet e reja(vjetra) të kryetares së Komunës së Tetovës Teuta Arifi për vitin 2019.

Këto premtime kryetarja e Tetovës i bën çdo vit, por në terren nuk ka asgjë prej tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni nga TV Tellma.

Në vend që të hapen, një pjesë e bulevardit “Bllagoja Toska” dhe “Industrialja” janë kthyer në parkingje të egra, ndërsa kaosi në komunikacion po rritet gjithnjë e më shumë.


Qytetarët nuk besojnë se do të realizohet diçka nga projektet e shumë premtuara për qytetin e Tetovës.

Këshilltarët e opozitës, thonë se komuna nuk ka mundësi financiare për për të bërë investime kapitale pasi sipas tyre është e mbipunësuar. Ata thonë se “gati gjysma e buxhetit duhet të ndahet për pagat dhe kontributet e të  punësuarve në administratën komunale”.

Ndërsa nga Komuna e Tetovës thonë se viti 2019 do të jetë më i relaksuar në kuptimin e borxhit të trashëguar dhe më efikas në realizimin e projekteve.

Prej atje theksojnë se vendimi i qeverisë për të paguar 51 për qind të borxheve të komunave është një mundësi e mirë, por edhe përgjegjësi që duhet të kuptohet seriozisht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori