Investimet në infrastrukturë dhe në fushën e shëndetësisë, janë premtime që dominojnë gjatë fushatës zgjedhore të kandidatëve për kryetarë të komunave më të mëdha, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë, vlerësojnë nga Instituti për hulumtime të avancuara, GAP.
Por, përderisa premtimet për investime në infrastrukturë, mund të jenë të realizueshme, premtimet në fushën e shëndetësisë, e sidomos ato që kanë të bëjnë me çështjen e luftës kundër pandemisë së koronavirusit, nuk janë në kompetencat e pushtetit lokal, vlerëson Bekim Salihu, hulumtues i lartë në Institutin GAP.
Instituti GAP është duke mbikëqyrur fushatat zgjedhore dhe premtimet që japin kandidatët për kryetarë të të gjitha komunave në Kosovë.
Sipas institutit GAP, garat më të mëdha po zhvillohen në komunat më të mëdha: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Gjilan dhe Ferizaj, e të cilat njëkohësisht njihen si komuna që përfaqësojnë shtatë rajonet e Kosovës.
Radio Evropa e lirë ka evidentuar një numër të madh premtimesh, të cilat i kanë bërë përgjithësisht kandidatët për kryetarë të komunave më të mëdha dhe ato kryesisht përqendrohen në investimet infrastrukturore, investime në shëndetësi, për përmirësimin e ambientit, për ekonominë dhe mbështetjen për bizneseve e vogla dhe të mesme, mbështetjen e të rinjve, sportit dhe kulturës e të tjera.
Ndërtimi i parqeve dhe hapësirave të gjelbra, ndriçimi i të gjitha rrugëve dhe hapësirave publike, zhvillimi i pikave të caktuara turistike nëpër komuna, zgjidhja e problemeve të ujit të pijshëm, impianteve për ujërat e zeza dhe kanalizimeve, zgjidhja e problemit me qentë endacakë, ndërtimi i zonave industriale dhe të tjera, janë premtime që janë bërë thuajse nga shumica e kandidatëve për kryetarë në të gjitha komunat e mëdha të Kosovës.
Salihu: Premtimet më të mëdha, në fushën e infrastrukturës
Bekim Salihu, hulumtues i lartë në Institutin GAP, thotë për Radion Evropa e Lirë fushata zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit, ka shpalosur të paktën një fakt pozitiv dhe se në shumicën e komunave, qoftë kryetarët aktualë që synojnë edhe një mandat tjetër, qoftë kandidatët tjerë që garojnë për të parin e komunës, përgjithësisht i kanë programet e tyre të shkruara, e të cilat i kanë shpalosur para elektoratit. Gjithashtu, sipas tij, deri më tash është zhvilluar fushatë zgjedhore korrekte dhe nuk janë shënuar acarime dhe ofendime ndërmjet kandidatëve që janë në garë për kryetarë komunash.
Por, a janë premtimet e kandidatëve, të cilët, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, do të garojnë për kryetarë të komunave më të mëdha të vendit, premtime klishe dhe të cilat janë dëgjuar edhe në zgjedhjet e mëparshme lokale?
Bekim Salihu shpreh mendimin se një numër i premtimeve janë dhënë kuturu dhe ka të tilla që nuk janë fare në kompetencat e pushtetit lokal.
“Në lidhje me premtimet që po japin (kandidatët për kryetarë) në këto komuna kryesore, sërish është njëjtë sikurse në fushatat e kaluara. Prin fusha e infrastrukturës për nga numri i premtimeve që i japin. Problemet kryesore në komunat e Kosovës janë: ndotja e ajrit, mungesa e gjelbërimit, mungesa e parkingjeve, mungesa e koncepteve dhe projekteve që do të gjeneronin estetikë urbane. Po ashtu, kemi mungesë të investimeve në fushën e trajtimit të ujërave të zeza. Këto probleme janë të shtrira thuajse në të gjitha komunat e Kosovës dhe çuditërisht ose në mënyrë paradoksale e përcjellin Kosovën që nga paslufta”, tha Salihu.
Ai shtoi se përvojat e deritashme kanë treguar se këto probleme me të cilat ballafaqohen qytetarët në 38 komunat e Kosovës, kanë mbetur të pazgjidhura për shumë vite, pavarësisht premtimeve që më parë kishin bërë në fushata zgjedhore kryetarët e komunave.
Premtimet e kandidatëve nuk dallojnë shumë nga komuna në komunë.
Prishtinë
Kandidatët në garën për ta drejtuar kryeqytetin janë fokusuar në premtime që përfshijnë ndërtimin e parqeve, parkingjeve, përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe funksionalizimin e spitalit të qytetit. Po ashtu, janë premtuar edhe një sërë investimesh në fushën e sportit.
Prizren
Furnizim të pandërprerë me ujë të pijes, rregullimi i shtratit të Lumbardhit, investime në infrastrukturë rrugore dhe përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, janë disa prej premtimeve që kanë dhënë kandidatët për kreun e Prizrenit.
Pejë
Në Pejë, kandidatët po ashtu kanë premtuar investime në infrastrukturë, qendër të re shëndetësore, pastrimin e Lumbardhit, skema për punësimin e të rinjve, e subvencione për pagat e punëtorëve të bizneseve të vogla e të mesme.
Gjakovë
Në Gjakovë u premtuan investime në infrastrukturë, vende të reja punës, përmirësim në shëndetësi e ekonomi, ndihmë për bujqit e qendra rinore dhe fuqizim të shkollave profesionale.
Mitrovicë e Jugut
Në Mitrovicën e Jugut fokusi është dhënë po ashtu në infrastrukturën rrugore qe lidh fshatrat e komunës, investime në shëndetësi dhe punësime, ndihmë për fermerët, përmirësim i transportit publik, rregullimi i lumenjve, dhe mbështetje e të rinjve.
Gjilan
Në Gjilan në anën tjetër janë premtuar parkingje të reja, investime në infrastrukturë të qytetit, në shëndetësi, ekonomi, e arsim.
Ferizaj
Fokusi i premtimeve edhe në Ferizaj mbetet te investimet në infrastrukturë e shëndetësi, përmirësimi i shërbimeve publike dhe ndërtimi i spitalit të ri dhe i një Qendre të re të Mjekësisë Familjare.
“Premtimet për shëndetësi, jashtë kompetencave lokale”
Sipas Salihut, karakteristikë apo veçori, në fushatën e sivjetme për zgjedhje lokale, është rritja e ofertave në fushën e shëndetësisë, që sipas tij është për shkak të pandemisë COVID-19.
Ai tha se janë dëgjuar mjaft premtime se do të rritet numri i qendrave të vaksinimit, se do të rritet numri i qendrave të mjekësisë familjare, që do të rritet numri i mjekëve, që do të ketë spitale të reja dhe pajisje të reja, që do të ketë ekipe mobile të vaksinimit dhe të tjera.
“Mirëpo, duhet ta kemi parasysh faktin që shumica e premtimeve që janë dhënë në fushën e shëndetësisë dhe që lidhen me aspektin e pandemisë, janë kompetenca që nuk bien në pushtetin lokal, por në pushtetin qendror. Ta zëmë, rritja e qendrave të vaksinimit është përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë. Hapja e spitaleve ose ndërtimi i tyre mund të bëhet vetëm me nismat dhe licencimin e Ministrisë së Shëndetësisë”, u shpreh Salihu.
Bazuar në përvojat e deritashme lidhur me premtimet që japin kandidatët për kryetarë të komunave, shumica e premtimeve mbesin të parealizuara.
Përmbushja e rreth gjysmës së premtimeve
Instituti GAP, në zgjedhjet e kaluara lokale, ka evidentuar të gjitha premtimet e kandidatëve për kryetar të komunave. Salihu tregon se në mandatin 2017-2021, kryetarët e komunave në Kosovë, në përgjithësi kanë dhënë 913 premtime.
“Vetëm 52 për qind (e këtyre premtimeve) kanë rezultuar plotësisht të përmbushura. Kjo flet se 48 për qind e premtimeve nuk janë përmbushur ose janë përmbushur pjesërisht”, theksoi Salihu dhe shtoi se Institutit GAP do të vazhdojë të mbikëqyrë edhe premtimet që kanë dhënë kandidatët gjatë këtyre zgjedhjeve.
Ai shtoi se Instituti GAP, si pjesë e shoqërisë civile, do të vazhdoj të mbikëqyre edhe premtimet që aktualisht japin kandidatët për kryetar të komunave, si dhe më pas edhe përmbushjen ose jo të premtimeve të atyre që do të fitojnë postet e kryetarëve të komunave.
Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, për kryetarë të 38 komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë. Në garën për asamblistë në kuvendet e të gjitha komunave janë certifikuar 5,198 kandidatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë