Prekëse: Ky fëmijë me sëmundje të rënd ka një porosi për ju (Video)

Para se të hyjnë në dhomën e tij, vizitorët - përfshirë edhe prindërit - duhet të lajnë tërësisht duart dhe të mbajnë rroba spitali, ka shkruar nëna e tij në bllogun familjar. Nëse ajo ka ftohje, nuk guxon assesi ta shoh të birin, transmeton Telegrafi.
Edhe pse transplantimi i parë palcës kockore kishte kaluar pa sukses, babai i tij e kishte xhiruar tek buzëqesh, tek ngre letrat e verdha me të cilat ka lutur njerëzit që ta mbështesin në prag të operacionit të dytë, duke veshur rroba të verdha dhe duke vënë në fotografitë e tyre të postuara në rrjetet sociale - hashtagun #WearYellowForSeth.
Pas operacionit të parë, Seth nuk u lejua të largohet nga "tullumbacja" ose të luajë me fëmijët e tjerë për dy vite të tëra, derisa ka mbledhur fuqi.
"Ai nuk kishte asnjë kontakt me fëmijët e tjerë", tha nëna e tij.
Pasi më në fund filloi shkollën dhe u takua fëmijët e tjerë, përsëri u sëmur në tetor të vitit të kaluar. Ai u detyrua të futej në “tullumbace”, në një dhomë sterile në Spitalin e Fëmijëve në Newcastle. /Telegrafi/




















































