LAJMI I FUNDIT:

Prekazi: Këta djem dinë si të luftojnë për shtetin e tyre

Prekazi: Këta djem dinë si të luftojnë për shtetin e tyre

Kosova U-21 ka arritur të marr një pikë përballë Gjermanisë në Adem Jashari.

Aktualisht Kosova ka 11 pikë dhe mbetet në luftë për vendin e dytë.

Trajneri Rafet Prekazi ka thënë pas ndeshjes që është një pikë e madhe dhe do të mundohen për vendin e dytë, pasi me këta djem që luftojnë aq shumë për shtetin e tyre mund edhe të ndodh.


Kosova U-21 e ndal Gjermaninë U-21, merr pikë historike ndaj kampionit evropian
Lexo po ashtu Kosova U-21 e ndal Gjermaninë U-21, merr pikë historike ndaj kampionit evropian

“Më gëzon fakti që nuk i kemi lënë të krijojnë shumë raste. Kemi luajtur pak të mbyllur, por Gjermani është kampion bote. Kemi mundur edhe t’i dënojmë, por na mungoi përvoja e lojërave ndërkombëtare”.

“Jam shumë krenar me këtë ekip që e jep maksimumin, sepse kundërshtarët janë më të fortë”.

“Mund ta mposhtim edhe Irlandën edhe Izraelin, sepse jemi teknikisht mirë, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”.

Trajneri i Gjermania U-21: Nuk e prisnim këtë rezultat, por duhet të jemi të kënaqur
Lexo po ashtu Trajneri i Gjermania U-21: Nuk e prisnim këtë rezultat, por duhet të jemi të kënaqur

“Vendi i dytë? Nuk e kam menduar, sepse Kosova është fillestare. Mirëpo, këta djem janë fenomenal, kështu luftohet për shtet, prandaj gjithçka është e mundur”, deklaroi Prekazi për “Supersport”.

Kosova zhvillon edhe një ndeshje me Irlandën dhe Izraelin.