LAJMI I FUNDIT:

Prej vitit të ardhshëm duhet të liberalizohet tregu i shërbimeve postare në Maqedoni

Prej vitit të ardhshëm duhet të liberalizohet tregu i shërbimeve postare në Maqedoni

Tregu i shërbimeve postare në Maqedoni duhet të liberalizohet tërësisht që nga 1 janari i vitit 2019-të. Kjo është ajo që përshkruhet nga dispozitat e tanishme të Ligjit të Shërbimeve Postare, që parashikon heqjen e zonës së rezervuar për dërgesat deri në 50 gram, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më pak se dy muaj para këtij afati, Posta Maqedonase si mbajtëse e monopolit në zonën e rezervuar, përsëri kërkon, anulimin e katërt të liberalizimit, ndërsa Ministria përkatëse ende analizon nëse do të pranojë kërkesën ose do të mundësojë liberalizimin e plotë të tregut. Në të njëjtën kohë, rregullatori, Agjencia postare, si dhe operatorët privatë të postës, po kërkojnë një treg të liberalizuar.

“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është në fazën përfundimtare me përgatitjen e analizës lidhur me çështjen e liberalizimit të tregut postar, detyrim i cili duhet të fillojë në vitin 2019. Të gjitha aspektet pozitive dhe negative të këtij procesi do të merren parasysh dhe do të trajtohen sipas rezultateve të analizës”, thonë nga Ministria e Transportit.


Shërbimet postare të rezervuara përfshijnë marrjen, transferimin dhe dërgimin e dërgesave (letra dhe kartolina) dhe dërgesave të drejtpërdrejta të postës deri në 50 gram. Ekskluziviteti për shërbimin postar të rezervuar i referohet çmimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori