LAJMI I FUNDIT:

Prej ”Telekom Arena” në ”Filipi i dytë”

Prej ”Telekom Arena” në ”Filipi i dytë”

Telekomi i Maqedonisë, para kohe ka shfuqizuar kontratën me Ndërmarrjen publike për ekonomizim për hapësirat banesore dhe afariste të Maqedonisë, për riemërimin dhe ribrendimin e stadiumit nga “Filipi i Dytë” në “Telekom Arena”.

Nga Telekom për Alsat-M, e vërtetuan këtë lajm, duke theksuar nga drejtuesit e NPBEH-së, nuk kanë respektuar kontratën e firmosur para dy vjet e gjysmë. Telekom ka pasur vërejtje në respektimin e kontratës për brendi-min e stadiumit për të gjitha aktivitetet sportive që janë zhvilluar në këtë stadium. Nga Telekomi për Alsat-M, thonë se prishja e marrëveshjes është bërë në pajtueshmëri të të dyja palëve.

Pas shfuqizimit të kontratës, stadiumit të qytetit në Shkup i kthehet emri i vjetër “Filipi i Dytë”.