LAJMI I FUNDIT:

Prej një hektari tokë fitohet sa rroga mesatare

Prej një hektari tokë fitohet sa rroga mesatare

Pjesa dërmuese e ekonomive bujqësore, apo 58 përqind e tyre, për një hektar të tokës punuese fitojnë deri në 2000 euro në vit, që është përafërsisht e barabartë me pagën minimale të vlefshme 1980 euro në vit. Kjo me fjalë të tjera nënkupton produktivitet mjaft të ulët të pjesës dërmuese të bujqve, duke marrë parasysh edhe koston e lartë të prodhimtarisë bujqësore, shkruan gazeta “Koha”.

Pjesa më e madhe e ekonomive bujqësore në Maqedoni karakterizohen me të ardhura të vogla në vjetore, që i afrohen pagës minimale për gjatë 12 muajve kalendarik. Sipas të dhënave statistikore, pjesa dërmuese e ekonomive bujqësore, apo 58 përqind e tyre, për një hektar të tokës punuese fitojnë deri në 2000 euro në vit, që është përafërsisht e barabartë me pagën minimale të vlefshme 1980 euro në vit.

Kjo me fjalë të tjera nënkupton produktivitet mjaft të ulët të pjesës dërmuese të fermerëve duke marrë parasysh edhe koston e lartë të prodhimtarisë bujqësore, luhatjen e çmimeve grumbulluese, problemeve me plasmanin, vonesat e pagesave e kështu me radhë.


Problemet e fitimit të ulët shpjegohen me faktin se afër 60 përqind e ekonomive bujqësore punojnë deri në një hektar tokë bujqësore, ndërsa 20 përqind të tjera punojnë ndërmjet një dhe dy hektarë. Agronomë thonë se prodhimtaria e vogël bujqësore shkakton probleme të mëdha në raport me pamundësinë e zbatimit të zgjidhjeve të reja teknologjike, praktikës së mirë bujqësore dhe bujqësisë së qëndrueshme ekologjike. Andaj, ata kërkojnë që një pjesë e masave për zhvillim rural të orientohen në tejkalimin e problemeve të ekonomive të vogla bujqësore, ristrukturimin e tyre dhe kalimin në njësi moderne dhe konkurruese të prodhimtarisë bujqësore.

Njohësit e bujqësisë nga ana tjetër, vlerësojnë se bujqësia aktualisht më shumë shikohet si mundësi e mbijetesës në vend se të shihet si mundësi investimi dhe biznesi nga ana e fermerëve në Maqedoni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori