LAJMI I FUNDIT:

Prej nesër fillon votimi treditësh për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Prej nesër fillon votimi treditësh për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Në 3.390 vendvotime në zgjedhjet e dhjeta të parakohshme parlamentare mund të votojnë 1.814.263 qytetarë të regjistruar në Listën zgjedhore.

Votimi në këto zgjedhje parlamentare për shkak të pandemisë aktuale të COVID-19 për herë të parë do të zhvillohet tre ditë.

Më 13 korrik do të votojnë të sëmurët me COVID-19 dhe personat në vetizolim. Komisionet zgjedhore komunale kanë pranuar 716 kërkesa të personave pozitiv të koronavirusit ose në vetizolim për votim që duhet të mbahet nesër. Deri te KZK kanë arritur mbi 770 kërkesa të tilla, ndërsa prej gjithsej 80 komunave në 57 do të votojnë të sëmurët me Kovid-19 dhe personat në vetizolim.


Të martën, më 14 korrik, do të votojnë të sëmurët, të pafuqishmit, të sëmurët kronik, personat në burgje, në shtëpitë e pleqve dhe në arrest shtëpiak. Sipas informatave të KSHZ-së, nga 9.499 të sëmurë, të pafuqishëm dhe persona të sëmurë kronik në KZK janë pranuar kërkesat e 8.852 personave të cilët sipas udhëzimeve të Komisionit kanë dërguar dokumentacion përkatës mjekësor për të dëshmuar se kanë nevojë për votim në shtëpinë e tyre. Votimin të martën do ta kryejnë këshillat zgjedhorë.

Më 15 korrik të mërkurën, vendvotimet do të hapen në orën shtatë, ndërsa votimi do të zgjasë deri në orën 21, dy orë më shumë nga zgjedhjet e zakonshme të mëparshme, kur vendvotimet mbyllen në orën 19:00.

Në trend

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Kaplohen nga zjarri një punëtori e mobileve dhe një shtëpi në Ferizaj

Kaplohen nga zjarri një punëtori e mobileve dhe një shtëpi në Ferizaj

Ferizaj
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Magazina
Kalo në kategori