Poezi nga: Daria Menicanti Përktheu: Maksim Rakipaj
Prej kohësh dashuri nuk vjedh më,
gjënë e bukur për vete s’e marr,
as edhe një gllënkë shpejt e shpejt
nga gotë e tjetrës nuk pi.
Më mirë - ka kohë që them me vehte -
më mirë peng të më mbetet, se brejtje në ndërgjegje.