LAJMI I FUNDIT:

Prej 12 marsit në Maqedoni janë regjistruar deri në 60 tërmete

Prej 12 marsit në Maqedoni janë regjistruar deri në 60 tërmete

Nga 12 marsi, kur ndodhi tërmeti me magnitudë lokale prej 4.6, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar deri në 60 tërmete.

Shumica e këtyre tërmeteve kanë fuqi prej 3 ballëve, tregon për TV21 sizmologja Katerina Drogershka.

Ajo ka sqaruar, se seria e tërmeteve me epiqendër në rajonin e Mavrovës, kanë filluar në muajin nëntor të vitit të kaluar, por janë intensifikuar në mars të këtij viti.


“Seria e tërmeteve filloi vjet, në muajin nëntor me dy tërmete të klasës tërmete të fuqishme. Njëri ra në ora 5 të mëngjesit, me intensitet prej 5 deri në 6 ballë. Pas disa ditësh, në nëntor dhe dhjetor u regjistruar qindra tërmete nga e njëjta epiqendër rajonale të Tetovës dhe Gostivarit, gjegjësisht rajonin e Mavrovës”.

“Nga marsi 2021, sërish u intensifikuan. Më 12 mars ra tërmet i fuqishëm. Bëhet fjalë për magnitudë lokale prej 4.6. Seria u shpeshtua. Nga 12 marsi deri më sot, kemi regjistruar 50-60 tërmete. Tërmetet më të shumta kanë magnitudë mbi 3. Pjesa më e madhe janë ndjerë në pjesën perëndimore. Ende kemi tërmete, por nuk të jemi të sigurt që të themi se do të na presë ndonjë më i fuqishëm se ai i 5.00 ballëve”, tha Drogershka.